Ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt për Kadri Veselin: Shkofshi dhe mos u kthefshi për një kohë të gjatë, derisa…

Aktuale

Ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt për Kadri Veselin: Shkofshi dhe mos u kthefshi për një kohë të gjatë, derisa…

Nga: N.H Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 00:06
Kadri Veseli

Saim Tahiraj, ish-bashkëluftëtar i heroit të kombit Sali Çekaj, ka bërë një koment lidhur me shkuarjen e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli drejt Hagës, ku do të intervistohet nga Gjykata Speciale.

Tahiraj në postimin e tij potencon se Veseli duhet ta mbrojë “të zezën” e tij që i ka bërë vendit, dhe ta lerë anash pastërtinë e luftës çlirimtare se nuk ka nevojë për mbrojtjen nga lideri i PDK-së, pasi sipas tij, ajo është e pastër si loti.

Në fund të shkrimit, ai shprehet se Veseli kur të kthehet nga Haga të jetë plak me mjekër dhe të kërrusur, ku liria e Kosovë do ta shikoj si një nga krijesat më të urryera të saj.

Ja shkrimi i tij:

Diku e lexova një thënje."Aji që ka dy fëtyra në këtë botë,shkonë i pafëtyrë në boten tjetër". Athua aji që ka dhjetë fëtyra në këtë botë si do shkojë në botën tjetër? Dje e shanë,e fyen,e shpallën tradhëtarë,e denuan me vdekje,bënë shumë atentate,ndërsa sot përkulen para tij. Kjo është më tepër se dhjetëftyrsi. Përseri i njejti refren"Po shkojmë për të mbrojtur pastërtin e luftës çlirimtare,jemi krenarë që kemi qenë pjesë e uçk-së". Sa të neveritshëm janë bërë duke përseritur këtë refren. Si mundë ta mbronë pastertinë e luftës ata që janë të flliqur deri në fytë me veprimet e tyre të flliqura. Mbroni fliqtërsit e juaja që i keni bërë,lerëni anash pastertin e luftes çlirimtar se nukë ka nevojë për mbrojtjen tuaj të flliqur,ajo është e paster vetë, si loti. Sa më parë që të lirohet nga ju është fitore e dytë për luftën çlirimtare. Mos shkoni të përkuleni pranë profetit tonë se e fyeni ate, dhe po tregohi se sa të ligjë jeni,sa të vegjël po dukeni para madhështisë së tij. Shkovshi dhe mos u kthefshi një kohë të gjatë,deri sa Kosova të fiton prapë lirin e humbur nga ju. Mosë u kthefshi deri sa Kosova të forcohet si shtetë,dhe të lulzoj liria dhe demokracia e humbur prej juve. U kthefshi si pleq me mjekrra dhe të krrusur ku liria e Kosovë do ju shiqoj si krijesat më të urryera të sajë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat