Udhëtari i errësirës paska shku për Ditën e Gjykimit!

Aktuale

Udhëtari i errësirës paska shku për Ditën e Gjykimit!

Nga: N.H Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 00:39
Kadri Veseli

Opinionisti dhe gazetari Idriz Morina, përmes një shkrimi në Facebook, për kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se ky i fundit ishte udhëtari i hijeve dhe errësirës, mbështetësi dhe ndihmësi kryesor në bashkëpunim për ekzekutimin e frymës rugoviane.

Morina deklaron se Kadri Veseli ishte dora e ‘djathtë’ e ‘gjarprit’ më kafshues i ardhmërisë së shqiptarëve.

Ai këto komente i bëri pasi gjatë ditës lideri i PDK-së është nisur për në Hagë, ku në cilësinë e dëshmitarit do të intervistohet nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs, lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Paska udhëtu për në Hagë, udhëtari i hijeve dhe errësirës, mbështetësi dhe ndihmësi kryesor në bashkëpunim për ekzekutimin e frymës rugoviane, ‘neuroni’ i fshehjes së krimeve, linçimit të Rugovës dhe përpjekjeve për fshirjen e çdo gjëje rugoviane, jo vetëm në Kosovë, por edhe në LDK, dora e ‘djathtë’ e “gjarpërit’ më kafshues të ardhmërisë së shqiptarëve”, shkruan mes tjerash ai.

Image
Idriz Morina

Ja shkrimi i tij:

Udhëtari i errësirës paska shku për Ditën e Gjykimit!

Paska udhëtu për në Hagë, udhëtari i hijeve dhe errësirës, mbështetësi dhe ndihmësi kryesor në bashkëpunim për ekzekutimin e frymës rugoviane, ‘neuroni’ i fshehjes së krimeve, linçimit të Rugovës dhe përpjekjeve për fshirjen e çdo gjëje rugoviane, jo vetëm në Kosovë, por edhe në LDK, dora e ‘djathtë’ e “gjarpërit’ më kafshues të ardhmërisë së shqiptarëve.

Dita e gjykimit po vjen!

Por, edhe ai, Kadri Veseli, shefi formal i SHIK-ut, e ka një shans, të dëshmojë një për një për krimet që kanë kryer ortakët e ndarjes së pasurisë së uzurpuar të Kosovës, të haraquar!

Ps. Për ata që po duan ta mbrojnë, ia kujtojmë se një shërbim inteligjent nuk punon që të dal një ditë e vërteta në shesh, por t’i parandalojë dhe zbulojë krimet, përfshirë vrasjet dhe dështimet politike në shtet, etj., etj.,....!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat