A është kjo vrasje shkak i ftesës së Kadri Veselit nga Specialja?

Aktuale

A është kjo vrasje shkak i ftesës së Kadri Veselit nga Specialja?

Nga: H.O. Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 07:54
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot do të dalë para Gjykatës Speciale. Ndonëse ende nuk dihet saktë se në cilën cilësi është ftuar Veseli, ai deklaroj se do të dalë në pah lufta e pastër e UÇK-së.

Megjithatë, Kadri Veseli ishte në krye të SHIK-ut, organizatë kjo që përmendet të ketë kryer shumë krime në Kosovë. Jo rrallëherë, SHIK-u është përmendur për të bëmat e këqija në vend.

Por, edhe tri vite më parë, gjatë një debati që ndodhin në fshatin Baicë në kuadër të fushatës elektorale të PDK-së, emri i Kadri Veselit, u përmend si i përfshirë në vrasjen e Familjes Hajra, që kishte ndodhur në verën e vitit 2001.

Emri i Veselit u përmend kur Ramadani kërkojë me ngulm fjalën që nuk ju dha në takimin elektoral të PDK-së.

Ramadani kërkoi që të pyeste Kadri Veselin për këtë por kjo nuk i’u lejua nga PDK-ja dhe mbeti pa përgjigjjen e kërkuar nga Kadri Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat