Kadri Veseli flet pas intervistimit nga Gjykata Speciale

Aktuale

Kadri Veseli flet pas intervistimit nga Gjykata Speciale

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 10:11
Kadri Veseli

E plotësuar - Kadri Veseli flet pas intervistimit nga Gjykata Speciale

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Kadri Veseli ka folur pas intervistimit nga Gjykata Speciale.

Ai nuk ka dhënë detaje se në çfarë cilësie është intervistuar, por ka kërkuar tek qytetarët ta kalojnë këtë sfidë bashkë.

”Siç edhe kam premtuar publikisht, sot jam paraqitur për intervistim – kam përfunduar intervistën në Gjykatën Speciale. Vitet ’90-ta kanë qenë të rënda për popullin tonë, nënshtrim para Serbisë për spastrim etnik për gjenocid kundër popullit tonë”.

”Lufta e UÇK-së ka qenë përballje me spastrimin etnik që ka synuar Serbia ta bëjë në Kosovë. Ftoj qytetarët e Kosovës që ta kalojmë bashkë këtë sfidë”, është shprehur Veseli.

***

Pas më shumë se tre orësh ka përfunduar intervistimi i kreut të PDK’së, Kadri Veselit, në Gjykatën Speciale.

Megjithatë ish-komandanti i UÇK ‘së, nuk është deklaruar për mediat rreth asaj që ka ndodhur brenda zyrave të Speciales.

Kreu i Kuvendit kishte paralajmëruar se do të mbrohej në heshtje, megjithatë gjithçka pritet të sqarohet në vazhdim duke qenë se intervistimi ka zgjatur më shumë se tri orë.

Ftesa Veseli i kishte ardhur më 7 nëntor, megjithatë nuk ishte bërë e ditur se në çfarë cilësie ishte ftuar.

Gati që tri orë, Kadri Veseli po intervistohet nga Gjykata Speciale

Intervistimi i kreut të PDK’së, Kadri Veselit, po vazhdon brenda objektit të Gjykatës Speciale në Hagë për më shumë se 2 orë e gjysmë.

Fillimisht ishte paralajmëruar se Veseli do të mbrohej në heshtje, megjithatë intervistimi i tij po vazhdon të zgjasë që nga ora 10 e mëngjesit.

Ftesa për Speciale, Veselit i kishte arritur më 7 nëntor, ndërkohë ish-ushtari i UÇK ‘së, Kadri Veseli, kishte treguar se do të paraqitet në Hagë për intervistim.

Ende nuk dihet se në çfarë cilësie është ftuar, një gjë e tillë pritet të bëhet e ditur pasi Veseli t’iu drejtohet mediave pas intervistimit.

Fillon intervistimi i Kadri Veselit nga hetuesit e Gjykatës Speciale

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka hyrë në Dhomat e Specializuara për tu intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Veseli, ka udhëtuar gjatë ditës së djeshme në Hagë, ndërsa sot pritet të intervistohet nga hetuesit e Gjykatës Speciale, lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Intervista e Kadri Veselit fillimisht ishte caktuar -në fillim të këtij muaji, por që më pas ishte shtyre për 10 dhjetor.

Në fakt Kadri Veseli kishte mbajtur një konferencë për media kur kishte pranuar ftesën nga Gjykata Speciale. Aty ai nuk kishte treguar se a është ftuar në cilësinë e të dyshuarit apo në cilësinë e dëshmitarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat