Prokuroria dhe Policia ndërlidhen me sistem elektronik

Aktuale

Prokuroria dhe Policia ndërlidhen me sistem elektronik

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 10:49
Pamje nga takimi

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka lansuar ndërlidhjen e sistemeve elektronike ndërmjet Prokurorisë së Shtetit, prokurorive dhe Policisë së Kosovës.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni tha se sot po lansohet ndërlidhja e sistemit elektronik apo shkëmbimi i të dhënave në mënyre elektronike nga sistemi i Policisë në Prokurorinë e shtetit.

Sipas tij digjitalizmi i punës ka qenë një prej synimeve ngase do të realizojnë një sistem prokurorial më transparent më llogaridhënës dhe prokurorët do jenë më efikas për zgjedhjen e lëndëve penale.

Dobësitë e këtij sistemit sipas Hysenit kursimi i kohës për dorëzim të lëndëve, në kopjim të lëndëve, në resurse njerëzore, kursimi në pajisje për skanim.

Hyseni tha se e mira e kësaj ndërlidhje është se nuk lejon që lëndët penale të humbin e të mbesin në sirtarë. Këtë ndërlidhje përmes sistemit elektronik e ka mirëpritur edhe i drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili tha se është personi më i gëzuar që po lansohet ky sistem sepse kjo ndërlidhje e sistemeve përveç që është standard i kërkuar ka rëndësi për ngritje të shkallës të transparencës.

Ai tha se një sistem të tillë do donit ta ndanin edhe me gjykatat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat