Daçiq: Ky është qëndrimi i Greqisë për Kosovën

Aktuale

Daçiq: Ky është qëndrimi i Greqisë për Kosovën

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 10:48
Ivica Dacic

Presidenti serb, Aleksandar Vucic dhe po qëndron në një vizitë zyrtare në Athinë, ku do të nënshkruhet Deklarata e Përbashkët për Partneritetin Strategjik të Serbisë dhe Greqisë. Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Dacic njofton se në këtë vizitë do të flitet për qëndrimin e Greqisë për Kosovën, i cili sipas tij nuk do të ndryshojë

Ministri i Jashtëm, Dacic në një intervistë të dhënë për mediet serbe thotë se një ndër temat kryesore që do të fliten sa i përket këtij takimi që do të kryesohet nga presidenti Vucic dhe kryeministri grek, Kirijakos Micotakis është mosnjohja e pavarësisë së Kosovës, për të cilën Greqia ka konfirmuar se nuk do të ndryshojë qëndrim.

‘Qëndrimi i Greqisë për Kosovën është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Serbinë dhe Presidenti Procopius Pavlopoulos ashtu edhe Kryeministri Kirijakos Micotakis kanë konfirmuar se qëndrimi nuk do të ndryshojë’, ka thënë ai.

Kreu i diplomacisë serbe thotë se kjo deklaratë do të përfaqësojë kurorën e marrëdhënieve serbo-greke, duke theksuar se Serbia ka deklarata të tilla vetëm me Rusinë, Kinën, Italinë dhe Francën.

Temat kryesore të bisedimeve në Athinë përveç Kosovës, pritet të jenë bashkëpunimi dypalësh midis dy vendeve si dhe rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

Kujtojmë se Greqia është një vend mik i Serbisë, e cila mbështet rrugën evropiane të saj dhe nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, që sipas tyre është shpallur në mënyrë të njëanshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat