Alma Lama sqaron gjithçka: A do ta tërheq Italia njohjen e Kosovës?

Aktuale

Alma Lama sqaron gjithçka: A do ta tërheq Italia njohjen e Kosovës?

Nga: D.RR Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 11:05
Alma Lama

Ish ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka reaguar pas lajmeve se Italia po shqyrton tërheqjen e njohjes së Kosovës, lajme këto që kanë burimin nga mediat serbe.

Mirëpo Lama thotë se nuk ka asgjë për të shqetësuar, sepse Italia është mik i Kosovës dhe shqiptarëve.

Ajo sqaron se, deputeti italian nga radhët e Legës, ishte deri në shtator të këtij viti në pushtet, mirëpo në asnjë moment nuk ka shprehur ndonjë kontestim në lidhje me pavarësinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Po shoh se mediat ne Kosove kane botuar nje deklarate te nje deputeti italian nga radhet e Leges, parti e udhehequr nga Mateo Salvini, sipas te cilit kur te vijne ata ne pushtet, do te terheqin njohjen e Kosoves.

Nuk ka asgje per tu shqetesuar, per disa arsye.

Se pari Lega ishte ne pushtet deri ne shtator te ketij viti dhe duhet thene se Salvini asnjehere dhe ne asnje moment nuk ka shprehur ndonje kontestim ne lidhje me pavaresine e Kosoves. Madje duhet theksuar se kjo parti nuk eshte marre as me rajonin.

Se dyti, politika e jashtme sidomos ne lidhje me Ballkanin, ku Italia ka interesa strategjike, nuk ka ndryshuar, perkundrazi, vazhdon te kete vemendjen dhe investimet e ketij shteti, i cili eshte i interesuar per stabilitet dhe zhvillim.

Se treti, Italia eshte kontribuesja kryesore me trupa ushtarake ne Kosove dhe ruajtese e paqes. Ne planet e tyre afatgjata, do te vazhdojne te ruajne kete rol te rendesishem.

Se katerti, Italia eshte pjese e peseshes qe ka sponsorizuar pavaresine e Kosoves, dhe roli i saj duhet pare ne partneritet te plote me SHBA-ne. Vete Salvini ka raporte te mira me administraten amerikane aktuale.

Se pesti, Italia mbeshtet fuqishem agjenden e integrimit europian per Kosoven, si shtet i barabarte me te tjeret, dhe perkrah cdo proces demokratik. Asnje shenje nuk kam pare se kjo do te ndryshoje ne nje te ardhme te afert.

Deputeti ne fjale mund te kete bere deklaraten me koken e tij per arsye te mosnjohjes se rrethanave apo lidhjeve qe mund te kete me elektoratin e tij, ku mund te kete pjesetare te komunitet serb.
Mediat serbe here pas here gjejne ndonje personazh qe ushqen deshirat e lexuesve te tyre.

Italia ka maredhenie te mira me Serbine, por ne luften e ‘99, megjithe kundershtite e brendshme nga disa forca politike, u rreshtua krah Kosoves dhe partnereve nderkombetare. Ky pozicion nuk ka ndryshuar.
Italia eshte vend mik i shqiptareve.

Kjo nuk do te thote se diplomacia e Kosoves duhe te rrije duarkryq, perkundrazi, duhet qe raportet ne vazhdimesi te mirembahen e intensifikohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat