Albulena Haxhiu tregon zyrtarisht se a do i takojë presidenti LDK-së

Aktuale

Albulena Haxhiu tregon zyrtarisht se a do i takojë presidenti LDK-së

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 11:09
Albulena Haxhiu

“Spekulime” i ka quajtur deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, raportimet e mediave të hënën në lidhje me një kompromis të mundshëm të LVV-së për pozitën e Presidentit të Kosovës.

Haxhiu ka thënë shkurt se bisedimet për koalicionin e ardhshëm qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë vazhduar më që nga e hëna e javës së kaluar.

“Janë spekulime”, ka thënë Haxhiu, kur është pyetur lidhur me raportimet e mediave lokale të cilat sugjeronin se Vetëvendosje dhe LDK kanë arritur kompromis për pozitën e Presidentit të Kosovës.

Ndërkaq, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka bërë me dije të hënën se kjo parti nuk do të lëshojë pe për postin e presidentin në marrëveshjen për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Rugova ka thënë se në marrëveshjen për bashkëqeverisje LV-LDK duhet të përfshihen të gjitha pozitat që votohen nga deputetët në Kuvendin e Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat