Vetëvendosje publikon deklaratën e Daçiqit për Xhelal Sveçlën: Është njëri ndër politikanët shqiptarë më radikal, ai është...

Aktuale

Vetëvendosje publikon deklaratën e Daçiqit për Xhelal Sveçlën: Është njëri ndër politikanët shqiptarë më radikal, ai është...

Nga: D.RR Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 11:51
Xhelal Sfeçla

Zyrtari për media i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka mbrojtur sërish Xhelal Sveçlën, pasi ky i fundit u pa në një takim me Marko Gjuriq.

Manxhuka ka publikuar një deklaratë të ministrit të punëve të jashtme të Serbisë, Ivicia Daçiq, i cili e cilëson Sveçlën si njëri ndër politikanët shqiptarë më radikal, i cili angazhohet për reciprocitet me Serbinë.

Postimi i plotë:

Lëvizja VETËVENDOSJE! do të vazhdojë t'i shtyjë përpara parimet e programin e saj kudo ku gjindet, në çdo takim publik, në çdo rrethanë e tryezë. Çdo përfaqësues i yni në tryeza paraqet shqetësim për kundërshtarët.

Ja çka deklaroi sot Gjuriq për Tv Prva:

"Zotëri Sveçla është njëri ndër politikanët shqiptarë më radikal, ai është separatisti më i egër, njëri ndër bashpuntorët më radikal të Albin Kurtit, njeriu që angazhohet edhe për pavarësi edhe për masat më më të tmershme të reciprocitetit dhe gjitha tjerat, dhe ishte pjesmarrës në ate tryezë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat