Hashim Thaçi: Masakra e Reçakut, një prej krimeve më mizore që shteti serb ka kryer në Kosovë

Aktuale

Hashim Thaçi: Masakra e Reçakut, një prej krimeve më mizore që shteti serb ka kryer në Kosovë

Nga: V.R Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 15:05
Hashim Thaçi

Hashim Thaçi, gjatë së martës ishte për homazhe tek kompleksi memorial në Reçak, ku përpara gazetarëve theksoi se Masakra e Reçakut ishte një prej krimeve më mizore që shteti i Serbisë ka kryer kundër popullsisë civile në Kosovë.

Sipas tij, e ardhmja nuk mund të ndërtohet duke i mohuar krimet dhe duke i etiketuar apo fyer civilët e vrarë.

Postimi plotë:

Masakra e Reçakut është një prej krimeve më mizore që shteti i Serbisë i ka kryer kundër popullsisë civile në Kosovë. Sot dhe përgjithmonë, duke kujtuar dhe nderuar të kaluarën tonë, ne do të ecim të sigurt drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët tanë.

Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. I ka kryer rreth 400 masakra kundër civilëve shqiptarë. I ka vrarë rreth 13 mijë civilë të pafajshëm, ku prej tyre rreth 1 mijë e treqind ishin fëmijë, si dhe i ka dhunuar rreth 20 mijë gra shqiptare.

Ata që i kanë kryer këto krime ende nuk janë hetuar dhe ende nuk kanë dalë para drejtësisë vendore dhe as ndërkombëtare.

E ardhmja nuk mund ndërtohet duke i mohuar krimet dhe duke i etiketuar apo fyer civilët e vrarë, por ndërtohet duke e pranuar përgjegjësinë, kërkuar falje dhe vendosur drejtësi.

Rajoni ynë mund ta arrijë pajtimin dhe të ndërtojë një të ardhme më të mirë vetëm duke u ballafaquar me të kaluarën e hidhur dhe duke siguruar drejtësi për viktimat! HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat