Ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha i ashpër ndaj BE-së: Kriminelët serbë që masakruan shqiptarë janë...

Aktuale

Ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha i ashpër ndaj BE-së: Kriminelët serbë që masakruan shqiptarë janë...

Nga: N.H Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 15:35
Hafir Hoxha

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Gjykata Speciale është dëshmi e dështimit politik që pas vitit 1999, pasi sipas Hoxhës, nuk ishim të bashkuar, inteligjent, e të drejtë.

Ai në shkrimi e tij, shprehet se kriminelët serbë që zhvilluan terror, masakruan, djegën, dhunuan e shkatërruan krejt çka ishte shqiptare tani në këtë kohë janë më të avancuar.

“Kriminelët Serb që zhvilluan terror, masakruan , djegën, dhunuan e shkatërruan krejt çka ishte shqiptare sot janë më të avancuar dhe më të previligjuar politikisht nga BE-ja dhe OKB-ja”, ka shkruar ai në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

Gjykata speciale !

Kjo gjykatë është dëshmi e dështimit tonë politik që pas vitit 1999 që nuk ishim të bashkuar, inteligjent, të drejtë, të përcaktuar, vigjilent, tolerant, të disciplinuar, rigoroz, përgjegjës, largpamës dhe të aftë që të bashkojmë Kosoven me shtetin amë Shqipërinë ose ta bëjm shtet të pavarur dhe ta udhëheqim ate si duhet e që MOS TA KISHIM PRU FARE NË PYETJE DYSHIMIN E DISCIOLINES DHE DREJTËSISË SË IÇK-së 20 vite pas luftës e aq ma pak që të formohet kjo gjykatë speciale për ne .

Sot nëse !? Dikush mendon të krenohet dhe të mburret me ftesa të kesaj gjykatë të pshurrtë e ka shum gabim , nuk ka vend këtu për mburrje as për krenari me vet faktin që e kemi pru veten dhe UÇK -në 20 vite pas lufte të dyshon dikush dhe ta mbrojmë pastërtin e saj .

Kriminelët Serb që zhvilluan terorë, masakruan , djegën, dhunuan e çkatrruan krejt çka ishte shqiptare sot jan më të avancuar dhe më te previligjuar politikishtë nga BE dhe OKB-ja.

Dëmet dhe terorin Serb ne nuk ditëm ta prezentojmë saktë si duhem me shifra dhe padi , nuk ditëm ti menagjojnë, ti paraqesim , ti prezantojmë sa dhe si duhet dëmet e shkaktuara materialishtë , psiqikishtë, moralishtë etj andaj sot jemi në kete gjendje të turpshme si shtet edhe pse kishim fakte e fakte ne favor tonin por nuk kishim koh me u mirre me këto pune sepse ngajshmi mbas tenderave, mi ble arat e derzhaves me vjedh fabrikat etj etj ..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat