Mjeku i luftës hap ekspozitë për të pasqyruar gjenocidin në Kosovë (Foto +18)

Aktuale

Mjeku i luftës hap ekspozitë për të pasqyruar gjenocidin në Kosovë (Foto +18)

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 15:58
Pamje nga video

(E plotësuar) -  Mjeku Enver Hoxha, i cili shërbeu gjatë luftës në Zonën Operative të Llapit, ka hapur sot ekspozitën e tij të titulluar “Gjenocidi XX”, ta kujtojmë të kaluarën, ta ndërtojmë të ardhmen”.

Ekspozita me fotografi të kohës së luftës është hapur në Muzeun Kombëtar të Kosovës ku në fokus janë ushtarët dhe civilët e plagosur.

Fotografitë të cilat janë realizuar në Shalë, Llap e Gollak, sipas autorit të ekspozitës, dëshmojnë mjaftë krimet që janë bërë ndaj popullatës civile nga policia dhe ushtria serbe.

Qëllimi i kësaj ekspozite është që të pasqyrohet gjenocidi në Kosovë, i cili është bërë në një pjesë të Kosovës me një material i cili është i pabotuar.

Në kuadër të 20 vjetorit të çlirimit, autori e ka parë të arsyeshme që vlen të ritheksohet edhe në mendjen të gjeneratave, por edhe institucioneve si vendore, ashtu edhe ndërkombëtare me u marrë më seriozisht me shkaktarin e këtij gjenocidi, i cili në vazhdimësi ka qenë i pandëshkueshëm.

Kujdes pamjet janë të rënda.

Image
Image
Image

Drejtpërdrejt nga ekspozita “Gjenocidi XX”, ta kujtojmë të kaluarën, ta ndërtojmë të ardhmen”

Enver Hoxha i cili gjatë luftës ka shërbyer si mjek në Zonën Operative të Llapit, sot hap ekspozitën me dëshmi për krimet e kryera në Kosovë nga forcat serbe gjatë luftës së fundit.

Ka fotografi të cilat pasqyrojnë qartë tmerrin që përjetuan shqiptarët në vitet 98-99. Ai mjekoi ushtarë e civil.

E një pjesë të këtyre materialeve ai do t’i paraqesë nëpërmjet ekspozitës “Gjenocidi XX: Ta kujtojmë të kaluarën, të ndërtojmë të ardhmen”.

Enver Hoxha këto materiale i ruan qe 20 vjet, ku janë shkrepur pamje që nga zhvendosja dhe dëbimi i shqiptarëve nga shtëpitë e tyre, djegia, e deri te masakrimi i popullatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat