Pacolli: Nuk dështuam në procesin e njohjeve

Aktuale

Pacolli: Nuk dështuam në procesin e njohjeve

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 16:12
Behgjet Pacolli

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka deklaruar se ministria që ai e drejton nuk ka dështuar në sjelljen e njohjeve për Kosovën.

Ai gjithashtu ka mohuar se disa shtete sikurse pretendon Beogradi zyrtar të kenë tërhequr njohjet e tyre për shtetin e Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka dështuar, e dini mirë. Njohjet nuk janë tërhequr. Është tani e dinjitetshme që ne të kryejmë edhe një punë dhe t’i tregojmë botës se Kosova nuk është vend i krimeve, Kosova nuk ka bë krime ndaj askujt, por Kosova ka qenë viktimë e një gjenocidi të paparë”, tha ai në një konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat