Profesori amerikan - Haradinajt: Mos e manipulo popullin për vizat

Aktuale

Profesori amerikan - Haradinajt: Mos e manipulo popullin për vizat

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 17:53
Ramush Haradinaj dhe Alon Ben Meir

Bashkimi Evropian tash e disa herë është duke nënvizuar se s’ka datë për heqjen e vizave për Kosovën.

Kjo çështje megjithatë po vazhdon të flitet nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj që po liberalizimin herë thoshte se kosovarët do ta kenë dhuratë për krishtlindje, e herë uronte nëpër konferenca të ndryshme.Një reagim mjaft i ashpër për Haradinajn ka ardhur nga profesori i njohur amerikan, Alon Ben Meir.

Ai përmes një postimi në Twitter i ka bërë thirrje që mos t’i manipulojë kosovarët, por të punojë në këtë drejtim.

“Përkundet deklarimeve të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj po vazhdon të insistojë se heqja e vizave do të ndodhë shumë shpejtë. Mos i manipulo njerëzit e tu zoti Haradinaj; puno që ta bindësh BE-së që shtetit tënd t’ia heq vizat”, ka shkrujatur Ben Meir.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat