Komisioni Qendror Zgjedhor sot ka publikuar raportin financiar se sa kanë harxhuar partitë politike për fushatën e zgjedhore.
Lëvizja e Albin Kurtit, e cila doli e para në zgjedhje – ka harxhuar rreth gjysmë milion euro për fushatën e zgjedhjeve të 6 tetorit.
Vetëvendosje në të kaluarën kishte shpenzuar shumë më pak për fushatë.
Më 2017, në zgjedhjet e qershorit kjo parti kishte shpenzuar rreth 359 mijë euro.