Veseli: Urrejtja dhe akuzat mes nesh e fuqizuan Vuçiqin, një zëdhënës të Millosheviqit - Bota Sot
Veseli: Urrejtja dhe akuzat mes nesh e fuqizuan Vuçiqin, një zëdhënës të Millosheviqit

Aktuale

Veseli: Urrejtja dhe akuzat mes nesh e fuqizuan Vuçiqin, një zëdhënës të Millosheviqit

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 21:03
Kadri Veseli

Kadri Veseli nga Partia Demokratike e Kosovës sonte në RTK ka thënë se urrejtja dhe akuzat ndaj njëri-tjetrit në Kosovë e kanë fuqizuar Aleksandër Vuçiqin, një zëdhënës i dikurshëm i Millosheviqit.

Ai ka thënë se duhet ruajtur njëri-tjetrin dhe ta forcojnë bashkërisht shtetin.

‘’Jam befasu edhe me rastin e formimit të Gjykatës Speciale. Jemi në gjendje tri ditë me fol edhe të paqena me njëra-tjetrin, por jo guximin me u ballafaqu kur ka të bëjë me realitetin e historisë tonë. Urrejtja, akuza të rënda  e kanë dobësu Kosovën dhe e kanë fuqizu një Vuçiq, zëdhënës të Millosheviqit. Papjekuria. Këta njerëz tanë që e kanë trondit tokën vetëm për takime me amerikanë, shkojnë takohen me ta’’, ka thënë Veseli.

‘’Nuk mund të ndikojë në mua asnjë situatë. As të ftohtit e madh e as të nxehtit. Unë i trembem që nuk i dal në ballë kërkesave të kombit dh shtetit tim, kurse gjërat tjera për mua janë jorelevante. I mmaj përgjegjësitë e mia. Paqja e qëndrueshme është në një shtet të fuqishëm të zhvilluar ekonomikisht dhe brenda institucioneve’’

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat