Ramush Haradinaj me kritika të ashpëra ndaj Albin Kurtit: Sa e takon Gjuriqin, më mirë ta takoj Isa Mustafën dhe të formohen institucionet e reja

Aktuale

Ramush Haradinaj me kritika të ashpëra ndaj Albin Kurtit: Sa e takon Gjuriqin, më mirë ta takoj Isa Mustafën dhe të formohen institucionet e reja

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 21:13
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Vonesat për krijimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të 6 tetorit ku fituese doli Vetëvendosja, sipas Ramush Haradinajt, po tregojnë që kjo parti nuk di se si të bëhen institucionet.

Pas mosmarrëveshjeve të Vetëvendosjes me LDK-në në bisedimet për formimin e qeverisë, Haradinaj ka thënë se partitë duhet të kenë kujdes e të angazhohen për të arritur marrëveshjen.

“Nuk mendoj që krijohen institucionet duke kërcënuar njëri-tjetrin publikisht, duke dalë me qëndrime, duhet të bëhet kujdes, situatës i duhet një frymë ndryshe dhe mirë është me i tregu popullit nëse e kanë nijet me i bë këto institucione, nëse e kanë nijet, le t’i bëjnë”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.

Haradinaj ka thënë se nuk po i duket serioze qasja e fajësimit të njëri-tjetrit në këtë raport.

“Nuk më duket shumë serioze kjo qasje, ne edhe para zgjedhjeve e kemi parë këto dy parti që kanë lajmëruar një koalicion parazgjedhor mirëpo u hetua se ma shumë ka qenë qëllimi si të fajësojnë njëri-tjetrin se nuk po bëhet koalicioni. Edhe qasja e tashme, nuk më duket që z. Kurti dhe Vetëvendosje janë kah e dinë se qysh bëhen institucionet. Nuk guxon të krijosh konflikt verbal dhe publik me palën që ke me punu me të, mundet me pas pakënaqësi, por nuk mundet secili që del në televizor me ja bë ligjin tjetrit, nuk është kjo punë me detyrim. Unë e kam përshtypjen që veç e kanë filluar një kurs, më shumë të fajësojnë njëri-tjetrin se pse nuk po bëhen se sa me bë qeverinë”, ka thënë tutje ai.

Ai ka kritikuat Kurtin që po shëtitet dhe nuk po i bën institucinet.

“Zgjedhjet i ka fituar. Nuk ka nevojë të shëtitet. Sa e takon Gjuriqin, më mirë ta takoj Isa Mustafën dhe të formohen institucionet e reja”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat