Xhelal Sveçla tregon çfarë është folur në takimin ku ishte edhe Gjuriqi

Aktuale

Xhelal Sveçla tregon çfarë është folur në takimin ku ishte edhe Gjuriqi

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 22:07
Xhelal Sveçla

Deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, ka treguar se çfarë është folur në konferencën e mbajtur në Tiranë, në të cilën ishte i pranishëm edhe shefi i Zyrës për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq.

Fotoja e tij i ulur në një tavolinë me Gjuriqin është bërë temë e diskutimeve në Kosovë. E Sveçla është sqaruar për takimin e tij me mohuesin e pavarësisë së Kosovës.

“Në këto takime në Tiranë është folur për marrëdhëniet rajonale dhe integrimin e Ballkanit në BE”, ka thënë Sveçla për mediumin Realiteti.

“Nuk kishte asgjë të bënte me dialogun Kosovë-sSerbi apo me statusin e Kosovës, por vetëm me politika rajonale. Nuk është hera e parë që VV merr pjesë në konferencat e organizuara nga kjo organziatë. VV dhe organet e saj zgjedhin se kush përfaqëson subjektin në këso konferenca, dhe kësaj radhe më zgjodhën mua. Aty ishin përfaqësues të parlamenteve rajonale”

“Ky takim tani po përdoret nga kundërshtarët e koalicionit qeverisës dhe kundërshtarët e Kurtit. Unë nuk po sulmohem personalisht por VV’ja dhe Kurti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat