Ja çfarë thotë avokati Damati për mohuesit e krimeve në Kosovë

Aktuale

Ja çfarë thotë avokati Damati për mohuesit e krimeve në Kosovë

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 08:16
Musa Damati

Avokati i njohur Musa Damati ka shkruar se gjenocidi i fundit që ka ndodhur në hapësirat e Republikës së Kosovës duhet të rregullohet me ligj të veçantë, dhe mohuesit apo dyshuesit potencialë të këtyre krimeve të gjenocidit, duhet të përgjigjen penalisht.

Ai këtë postim e ka bërë pas deklarimeve të zyrtarëve të ndryshëm serbë të cilët mohojnë masakrën e Reçakut dhe krimet e luftës në Kosovë.

Në  postimin e tij në Facebook, Damati ka potencuar se kjo është mënyra e vetme për të rregulluar këtë materie.

Postimi i plotë

Blasfemia ne disa vende te botes përkufizohet si vepër penale, dhe personat te cilët kryejnë blasfemi mund te përfundojnë prapa grilave, respektivisht ne burg. Po ashtu, mohimi i Holokaustit (krimeve gjermane kundër hebrenjve), në shumë shtete sanksionohet dhe përbën krim ne vete!

Bazuar ne këtë, edhe gjenocidi i fundit qe ka ndodhur ne hapësirën territoriale te Republikës se Kosovës duhet te rregullohet me Ligj te veçante, dhe mohuesit apo dyshuesit potencial te këtyre krimeve te gjenocidit, duhet te përgjigjen penalisht. Kjo është mënyra e vetme për te rregulluar këtë materie, sepse nëse vetëm pas 20 viteve ballafaqohemi me “mohim” te gjenocidit, atëherë çfarë mund te ndodhe pas 200 viteve me historinë e shtetit tone?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat