Gjykata Speciale nuk përfundon mandatin pa e hetuar edhe Hashim Thaçin

Aktuale

Gjykata Speciale nuk përfundon mandatin pa e hetuar edhe Hashim Thaçin

Nga: A.J Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 09:14
Hashim Thaçi

Intervistimet nga gjykata Speciale duke se nuk do të ndalen më Kadri Veselin ish kreun e SHIK-ut, i cili dhe është marrë në pyetje nga kjo gjykatë.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi i cili ka jep përkrahje të pa kusht për ketë gjykatë shumë shpejt mund të jetë në pozitën e bashkë partiakut të tij Veselit.

Thaci nuk mund ta përfundoj mandatin e tij si president pa u ftuar nga gjykata speciale, e as vetë Gjykata Speciale apo ndryshe dhomat e specializuara  nuk do të mund ta kryenin mandatin e tyre pa dërguar për hetim Hashim Thaçin.

Avokati Tomë Gashi, ka deklaruar se z, Kadri Veseli do të ketë çfarë të jap material në Hagë, për periudhën e luftës dhe të pasluftës. Kurse sa i përket Hashim Thaçit ka indikacione që ai tashmë është intervistuar nga gjykata speciale.

“Sa i përket Hashim Thaçit ka indicikacione se ai ka mundur të jep deklaratë në gjykatën speciale, sepse pa u ftuar Thaçi në çfarëdo cilësie qofte gjykata speciale nuk do ta përfundoj mandatin, e as vetë Hashim Thaçi nuk do ta përfundoj mandatin e presidentit pa u intervistuar nga Gjykata. Nuk besoi se mund të bejë asgjë kundër ftesës që mund ti vi nga specialja sepse vet e ka sponsorizuar më përkrahje të pa rezervë gjykatën speciale” ka thëne Gashi.

Sipas avokatit Gashi, Hashim Thaçi ishte ai që vazhdimisht ka bërë edhe presion ndaj deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës që ta votojnë këtë gjykatë, por që dy vite më pas vet Thaçi bashkë më krahun e luftës ishin munduar ta shpërbenin.

“Gjerat kanë ndryshuar pak më 22 dhjetor, dy dite para krishtlindjes se 2017,dhe arsyet janë që veç Hashim Thaçi mund ti dijë” ka thënë avokati Tomë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat