Veseli kthehet në Prishtinë, nuk tregon në çfarë cilësie ishte në Hagë

Aktuale

Veseli kthehet në Prishtinë, nuk tregon në çfarë cilësie ishte në Hagë

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 11:51
Kadri Veseli

(E plotësuar) - Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli është kthyer sot në Prishtinë pas intervistimit nga Gjykata Speciale.

Ai nuk ka deklaruar se në çfarë cilësie është ftuar nga Specialja dhe asgjë nga intervistimi, veçse ka falënderuar masën e cila po e priste para dyerve të aeroportit “Adem Jashari”.

Para simpatizantëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, Veseli uroi për paqe dhe qetësi për popullin e Kosovës.

Ish-komandanti i UÇK-së, tash kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dje ka qëndruar në Hagë ku është marrë në pyetje nga Gjykata Speciale, pas ftesës që i kishte ardhur më 7 nëntor.

Ai u kthye sot në Kosovë ku u prit me brohoritje nga përkrahës dhe simpatizantë të tij, të cilët u shprehën se besojnë në Veselin dhe luftën e pastër të UÇK-së.

Veseli: Paqe dhe qetësi për popullin e Kosovës

“Sa më shumë paqe, qetësi për popullin tonë, Zoti e mbrojt Kosovën, lavdi e përjetshme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Gjithmonë krenarë, përjetë!”, tha Veseli.

Kadri Veseli i cili u ftua nga Gjykata Speciale lidhur me luftën e UÇK-së, nuk ka treguar se a e ka marrë ftesën në cilësinë e dëshmitarit apo personit të dyshuar.

Intervistimi i tij në zyrat e Speciales në Hagë është zhvilluar dje dhe ka zgjatur tri orë.

***

Qytetarë të shumtë kanë dal sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” për të pritur kthimin e kryetarit të PDK-së nga Haga.

Ish anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Kadri Veseli dje është marr në pyetje nga prokurorët e Prokurorisë Speciale. Por nuk dihet në çfarë cilësie është marr në pyetje Veseli, si i dyshuar apo dëshmitar.

Ardhja e Veselit pritet të vijë shpejt ndërsa qytetarët po e presin me flamuj kombëtar dhe të veshur me fanella të bardha ku shkruan “Unë jam Kadri Veseli, luftëtar, krenar”.

***

Kadri Veseli kthehet në Kosovë pas intervistimit nga Specialja (Drejtpërdrejt)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat