Flet Shukri Buja, tregon të vërteten e ngjarjes në Reçak dhe bisedën me Walker

Aktuale

Flet Shukri Buja, tregon të vërteten e ngjarjes në Reçak dhe bisedën me Walker

Nga: Albulena Jahaj Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 11:51
Shukri Buja

Komandanti i Zonës Operative të Nerodimës, Shukri Buja pas deklaratave të djeshme për ambasadorin Walker që thotë se i kishte thënë se nëse nuk deklarohet se Serbia ka bërë krim ky do i marrë të gjithë ushtarët e brigadës së tij  e do ti del përballë ushtrisë serbe, pra se do e dërgojë veten e ushtarët drejt vdekjes, flet ekskluzivisht për “Bota Sot”. Ai thotë se deklaratën e tij po e interpretojnë në mënyrën si po duan e jo siç është thënë dhe se nuk dëshiroj ti komentoj ato për asgjë.

“Nuk dua ti komentoj këto deklarata të askujt. Ata që mendojnë se mund ta interpreojnë qysh duan atherë le te veprojnë dhe se kam ndërmend të jep shpejgime.

S”kam nevojë ti kërkujt falje askujt sepse kam qenë shumë i qartë, ka qenë në kuadër të bisedave në një takim bukur të rendë. Se pari duhet pasur parasysh se cilat kanë detyrat e misionit vëzhgues dhe nuk kam deklaruar unë askund se zoti Walker nuk e ka cilësua si krim kundër njerizimit edhe para takimit me mu, ai e ka cilësuar krim kundër njerizimit qysh  në vizitën e parë që ai e ka bërë në Reqak nga masakra që ishte bërë aty” ka thënë Buja në një deklaratë për “Bota Sot”.

Buja po ashtu ka shpjeguar edhe kohen kur kishin bërë gjithçka që ngjarjet e tilla mos të manipulohen nga Serbia andaj edhe këta kishin kërkuar që ngjarja e Reqakut të deklarahohet në mbarë boten.

“Në atë kohë ka qenë e rëndësishme të tregohet se kush e ka bërë krimin dhe të adresohet ajo çështje të gjithë bota, sepse misoni ndërkombëtar e ka pa qartë se kush e ka bëre kriminin por është dashur të paraprihen disa gjera që mos të manipulohen nga Serbia ngjarje të tillamë informacione. Unë në atë kohë kam qenë në një pozitë të rëndë sepse shumë ushtar të mitë kanë pas familjarë të masakruar dhe krejt kjo ka ndikuar edhe të ushtaret.

S”kam pse të kërkoj falje sepse gjerat duhet të tregohen ashtu siç janë e jo vetëm deklaratat të dalin ashtu” ka përfunduar Shukri Buja ish Komandanti i Zonës Operative të Nerodimës” ka thënë Buja.

Ndryshe dje në media Komandanti i Zonës Operative të Nerodimës, Shukri Buja në emisionin “Frontal” ka folur për masakrën e Reçakut.

Ai thotë se nuk është habitur me deklaratën e Tedosijeviqit, sepse sipas tij, kjo është një vazhdimësi e politikave të babait të kombit serb.

Buja tregon se në atë nuk  e kanë menduar që Serbia mund të shkojë aq larg sa të sulmojë e masakrojë civilë.

Por siç thotë ai, kjo ka qenë strategji e tyre në qëllim të  goditet ushtria, futja e panikut në popullatë, zbatim i politikës të fut panik.

Ai thotë se masakra ka ndikuar edhe në ushtarët.

“Ka qenë shumë e vështirë për ta për shkak të gjendjes më vazhdu me luftën, unë e kom pas rastin e një ushtari që ka ardhë më ka thanë nuk muj me vazhdu edhe e kom liru. Në varrim nuk ka pasur prezent ushtarë me kërkese të Walkerit. Ndenjat kanë qenë shumë të rënda edhe pse në atë kohë është dashtë të veprojmë në bazë të momentit.”, ka thënë Buja.

Më tej ai ka deklaruar se e ka kërcënuar vetë ambasadorin Walker duke i thënë se nëse nuk deklarohet se Serbia ka bërë krim ky do i marrë të gjithë ushtarët e brigadës së tij  e do ti del përballë ushtrisë serbe, pra se do e dërgojë veten e ushtarët drejt vdekjes.

Pas tërë kësaj ai tha se ambasadori ka dalë me deklaratë duke thënë se ky është një krim kundër njerëzimit i kryer nga serbët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat