Kosova nuk e ka prioritet arsimin, do i ndjejë pasojat për kohë të gjatë

Aktuale

Kosova nuk e ka prioritet arsimin, do i ndjejë pasojat për kohë të gjatë

Nga: M.H Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Gjendja e arsimit në Kosovë edhe këtë vit lë shumë për të dëshiruar. Problemet e kamotshme me tekstet shkollore e kushtet joadekuate për mësim po vlerësohen si probleme serioze në mësimnxënie. Dështimet e Kosovës në testet ndërkombëtare për arsim tregojnë se gjendja e sistemit arsimor edhe më tej nuk është në nivel të duhur. Tekstet joadekuate për nxënësit, mungesa e mjeteve bashkëkohore e mungesa e llogaridhënies nga ana e Ministrisë së Arsimit konsiderohen disa nga problematikat kryesore në arsim.

Analisti politik, Rexhep Shahu, në lidhje me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që arsimi në vendin tonë nuk ka qenë asnjëherë prioritet edhe pse me fjalë ka qenë. Sipas Shahut, Rugova, ka qenë i vetmi i cili ka pasur A-në për arsim dhe përparim kombëtar, të tjerët janë graduar me tituj si ushtarë e komandantë të UÇK se luftës e të UÇK se pasluftës. Por që shkollimi dhe diplomat fallco do të kenë pasoja afatgjata për kombin shqiptar, u shpreh, Shahu.

“Asnjëherë arsimi nuk ka qenë prioritet kombëtar serioz në realitet edhe pse ka qenë prioritet me fjalë. I vetmi politikan pas lufte qe ka njohur Kosova që arsimin e ka patur A-në e gjithë përparimit kombëtar ka qenë Rugova. Të tjerët me arsimin janë sjellë si partizanët me placken e luftës. Synim ka qenë që analfabetet të bëhen shkencëtarë pa shkollim dhe të bëhen profesor pa shkollim se kanë merita luftë. Pasi Enver Hoxha mori pushtetin në Shqipëri ai dërgoi në Moskë shumë partizane që i bënë gjeneral e akademike, profesor e doktor, por ata nuk e kishin shkollën fillore as tetëvjeçare as të mesmen”.

Image
Rexhep Shahu

“Kështu në shumë raste liderët e Kosovës kanë graduar me tituj dijesh ushtarë e komandanta të UÇK se luftës e të UÇK se pasluftës. Pasojat e reprezaljeve serbe ndaj arsimit dhe jetës në Kosovë do të ndihen gjatë. Por edhe krejt për vajtim nuk është situata. Djem e vajza të Kosovës po shkëlqejnë në shumë universitete të botës pasi mbarojnë shkollat e mesme në Kosovë. Dora e ashpër e shtetit duhet të godasë tek ata që bëjnë karriere në arsim me diploma të blera në universitete kioska e fantazma,tek ata që nuk janë shkuar në auditore por kanë blerë diplomat”.

“Krimi shtetëror në arsim me falsifikime diplomash, me shkollim e fallco, me kuadro e specialistë pa arsim solid, është më pasoja afatgjata për kombin shqiptar”, përfundoi, Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat