A do të vijë Elezi pasi të shkoj Lumezi?

Aktuale

A do të vijë Elezi pasi të shkoj Lumezi?

Nga: A.J Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 15:16
Elez Blakaj, Aleksander Lumezi

Vetëvendosja gjatë gjithë kohës ka jep kritika të ashpëra ndaj kryeprokurorit të shtetit Aleksander Lumezi, duke e konsideruar kështu edhe si njeri i rrezikshëm për vendim dhe i afërt më Partinë Demokratike të Kosovës. Por se a do të kërkoj dorëheqjen nga posti i kryeprokurorit apo vetë Albin Kurti do ta heq nga kjo pozitë nuk dihet por një gjë është e sigurte se Vetëvendosje nuk do të pranonte për kryeprokuror një si Lumezi.

“Shkon Lumezi vjen Elezi”, pati deklaruar në një intervistë kreu i vetëvendosjes dhe tashmë kandidati për kryeministër të Kosovës Albin Kurti duke thënë që Lumezi do të largohet nga prokuroria e shtetit dhe në vend të tij të vije Elez Blakaj ish prokurori i cili la Kosovën, për të shkuar në Amerikë.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti para se të fillonte procesi zgjedhorë ka dhënë disa premtime ku sipas tij me ardhjen e tij në qeverisje do t’i realizonte.

Ndër përimtimet e para që Kurti kishte dhënë ishte ta kthej Elez Blakaj në Kosovë pasi sipas tij ky i fundit u përndoq nga Kosova.

“Ndër gjërat e para që do të bëjë LVV, është ta kthej Elez Blakaj në Kosovë. Pra prokurori Blakaj iku sepse e përndoqët nga Kosova, dhe ai ndodhet në SHBA, por me qeverinë tonë do të kthehet në Kosovë.

Gazeta “Bota Sot” ka insistuar tash e një kohë për një bisedë të mundshme më prokurorin e larguar nga Kosova Elez Blakaj duke i kërkuar edhe një intervistë, por biseda më të ka qenë e pamundshme. Ai nuk është paraqitur në asnjë nga thirrjet tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat