Vela për Veselin: Dëshmitar apo i dyshuar?

Aktuale

Vela për Veselin: Dëshmitar apo i dyshuar?

Nga: G.B Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 15:37
Kadri Veseli

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Vela, ka reaguar lidhur me pritjen e Kadrit Veselit në Aeroport nga qytetarë, pas kthimit nga Gjykata Speciale.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se më domethënëse do të ishte sikur Veselin ta prisnin familjet e shqiptarëve të vrarë, të zhdukur e të dhunuar të luftës, para të cilëve me siguri që ai do të kishte heshtur, përcjell Bota sot.

Ai ka pyetur se në çfarë cilësie u ftua Veseli, si dëshmitar apo i dyshuar.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Deshmitar apo i dyshuar?

Shume me domethenese do te ishte sikur Kadri Veselin ne aeroport ta prisnin familjaret e shqiptareve te zhdukur, vrare, dhunuar dhe lenduar gjate 1999-2001.

Cka do t'iu thoshte atyre? Me siguri do te heshte, sic ka hesht gjate intervistimit ne Hage. Ndersa, ato familje vazhdojne te jetojne me padrejtesine, dhimbjet shpirterore per mungesen e me te dashurve te tyre, traumat dhe shenjat qe i kane ne trup.

Shoqeria e cila nuk e ka prioritet drejtesine, mbrojtjen dhe kompenzimin e viktimave, prodhon padrejtesi per te gjithe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat