Reagon Limaj: Besoj në luftën e drejtë të UÇK-së dhe Zafir Berishës

Aktuale

Reagon Limaj: Besoj në luftën e drejtë të UÇK-së dhe Zafir Berishës

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 17:41
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas ftesës se Gjykatës Speciale për Zafir Berishën.

Kreu i Nismës ka thënë se edhe kjo ftesë është në vazhdën e ftesave nga një Gjykatë të cilën me kohë e ka vlerësuar të padrejtë. Pavarësisht kësaj, Limaj është shprehur i bindur se asnjë gjykatë nuk do të arrijë ta njollosë luftën tonë të shenjtë.

“ Unë kam besim në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të Zafir Berishës. Jam i bindur se Kosova do ta kalojë me sukses edhe këtë sfidë dhe se drejtësia do të ngadhënjejë përballë shpifjeve”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat