Profesori Universitar: Gabim që Handke u bë person i padëshiruar në Kosovë

Aktuale

Profesori Universitar: Gabim që Handke u bë person i padëshiruar në Kosovë

Nga: V.R Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 17:23
Rrahman Paqarizi

Gjatë së Mërkurës, Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli, vendosi që shkrimtarin e shpërblyer me çmimin Nobel, të jetë person i padëshiruar në Kosovë.

Ky vendim nuk është pritë mirë nga profesori universitar Rrahman Paqarizi, i cili konsideron se nuk ka qenë e nevojshme të shpallet personi i padëshiruar Peter Handke, mbasë gjithë asaj që ka ndodh.

Sipas itj, për atë çfarë është marrë inat Handke, ka qenë kohë e kaluar.

Tutje, Paqarizi, konsideron se Pacoli s’është duke bërë gjë tjetër përveçse veprimeve populiste të pakuptimta.

Postimi plotë:

Handke "persona non grata". Bravo. A keni fare ideje qe me veprime te tilla beni precedente dhe njejte duhet te veproni edhe me krejt ata qe kane mbajtur qendrime e kane bere veprime si Handke? Tekefundit, cka po mberrihet me kete veprim dhe pse tash. Handke veprimet e tij i ka bere moti. Tash u aktualizu pas marrjes se Nobelit. Z. Pacolli, meqe i qenka teke me be veprime populiste, le ta shpalle "non grata" Akademine Suedeze qe e jep Nobelin.

E ne fund te fundit, vendimet e ketilla kane implikime per shtetin, e Pacolli s'ka te drejte bash hic me marre vendime te tilla, pasi eshte vetem minister ne detyre me autorizime te kufizuara.

P.S.

Hajde mo bejeni ate qeveri se shyqyr qe s'kemi kaçik se dynjeja kish marre nasihat prej nesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat