U tha për Mustafën, por “loja” ndryshon, a do të bëhet Albin Kurti president

Aktuale

U tha për Mustafën, por “loja” ndryshon, a do të bëhet Albin Kurti president

Nga: A.M. Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 20:56
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka i është kundërpërgjigjur zyrtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Ai përmes një postimi në Facebook, i është kundërpërgjigjur duke thënë se LDK-ja ka dale dyta në zgjedhje dhe se ka kërkuar të mos spekulohet se "Albin Kurti do të ishte bërë president”.

Postimi i plotë:

Lumir Abdixhiku po thote se nese VV do te kishte dale e dyta per 24 ore do te ishte kryer marreveshja. E vertete. Problemi eshte se LDK nuk po pranon te pajtohet me faktin se ka dale e dyta. Sa i perkete presidentit eshte gabim te spekulohet se Albin Kurti do te ishte bere president. Neve kemi thene ne fushate se posti i presidentit duhet te mbetet jashte negociatave per qeverisje. Kete e kane thene edhe figura te LDK-se. Ne jemi te vendosur ta mbajme fjalen si gjithmone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat