E thotë Vjosa Osmani: Gjasat për koalicion me Vetëvendosjen janë...

Aktuale

E thotë Vjosa Osmani: Gjasat për koalicion me Vetëvendosjen janë...

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 21:20
Vjosa Osmani

Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se beson që ditët në vijim do të ketë lëvizje pozitive sa i takon arritjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Gjasat janë jashtëzakonisht të mira, por natyrisht varet edhe nga vullneti që tregohet. Ne si LDK kemi treguar vullnet jashtëzakonisht të mirë që të diskutojmë më respekt në raport me partnerin tonë potencial qeverisës, Lëvizjen Vetëvendosje. Natyrisht presim që i njëjti respekt të kthehet në mënyrë që bashkëpunimi ynë të jetë i mirë, të jetë i suksesshëm në Qeverinë e ardhshme”, ka thënë ajo në një intervistë.

“Besoj që në ditët në vijim do të ketë lëvizje pozitive dhe secili prej nesh duhet të shikojë se si të kontribuojë pozitivisht në mënyrë që kjo marrëveshje të arrihet”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat