Dakordohen Kurti dhe Mustafa për ministritë, ngecja të Presidenti

Aktuale

Dakordohen Kurti dhe Mustafa për ministritë, ngecja të Presidenti

Nga: A.J Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 09:58
Albin Kuri,Isa Mustafa

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se janë dakorduar me Isa Mustafën që t’i kenë secili nga pesë ministri, ku dy ministri shtesë i vijnë pakicave, dërsa problemi qëndron te posti i Presidentit, shkruan "Bota Sot".

Në një intervistë me DW, Albin Kurti kryeministri i ardhshëm i Kosovës flet për programin e qeverisë që Vetëvendosja është duke krijuar me LDK, dialogun me Serbinë dhe integrimin e ardhshëm me Shqipërinë.

Krejt çfarë u tha pas takimit ishte se do të vazhdojnë të takohen thuajse çdo ditë deri në arritjen e marrëveshjes, pa treguar se çfarë u pajtuan e çka jo.

Kurti e ka pranuar se po hasin në vështirësi për të arritur koalicionin me LDK-së, por shprehet optimist se do ta bëjnë atë.“Tani jemi në një pikë ku po i finalizojmë edhe bisedimet për qeverinë. Unë jam optimist. Ka vështirësi, ka sfida, por kur ka vendosur populli më 6 tetor, ai ka bërë një lloj zgjedhjeje që nuk na ka lënë neve mundësi tjetër zgjedhjeje më tutje. Pra nuk ka mundësi për aritmetika të tjera, përveçse për qeverinë e nesërme që përbëhet nga opozita e djeshme me udhëheqjen e Vetëvendosjes, në bashkëqeverisje me LDK, me mua kryeministër”, ka deklaruar ai.

I pyetur për pozitën e presidentit, Kurti ka thënë se kjo nuk është çështje e thjeshtë dhe se ka vështirësi në këtë pike, por beson se do t’a tejkalojnë ditët në vijim këtë pikë.

“Është e vërtetë që kemi diskutuar për ministrat, jemi dakorduar që t’i kemi dy zëvendëskryeministra, zëvendëskryeministri i parë nga LDK, zëvendëskryeministri i dytë nga Vetëvendosja. Jemi dakorduar që t’i kemi nga pesë ministri, ku dy ministri shtesë i vijnë pakicave. Kësisoj kemi gjithsej dymbëdhjetë ministra.

Në bazë të Gjykatës Kushtetuese dhe Kushtetutës ne na takon automatikisht kreu i Kuvendit, por kemi treguar gatishmëri për ta biseduar edhe këtë post. Por, ndonëse e dimë që çështja e Presidentit do të bjerë nën mandatin tonë dhe ne si subjekte politike do të duhet të jemi të angazhuar, kemi shprehur besimin që është më mirë të mbyllet çështja e qeverisë para se të hapet ndonjë çështje për presidentin. Ju e dini që në Kushtetutën tonë thuhet që “Presidenti përfaqëson unitetin e popullit”, pra nuk është një çështje e thjeshtë. Është e vërtetë që ka vështirësi, por besoj se me mirëbesim të ndërsjelltë dhe sidomos me dëshirën e madhe për ndryshime në Kosovë do ta tejkalojmë edhe këtë në ditët në vijim”, ka deklaruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat