Të premten në grevë i gjithë sistemi arsimor

Aktuale

Të premten në grevë i gjithë sistemi arsimor

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 10:40
Foto

Të gjitha universitetet, shkollat, e çerdhet në Kosovë të premten janë në grevë dy orëshe.

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut pas diskutimeve të shumta e duke përcjellë zërin e të punësuarve në arsim, njofton se kanë autorizuar kryetarin e SBASHK-ut dhe kryesinë që në koordinim me Federatën e Sindikatës së Shëndetësisë dhe atë të Policisë të nisin bashkërisht me veprime sindikale.

“Duke u bazuar në këtë dhe në koordinim të plotë me këto dy federata të premten (13.12.2019) mbahet grevë dyorëshe paralajmëruese në çerdhe, në Universitete dhe në të dy ndërrimet e mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës me kërkesën drejtuar institucioneve që të punësuarit në arsim dhe gjithë të tjerët pagën e dhjetorit ta marrin bazuar në Ligjin e pagave”, thuhet në njoftim.

Greva dy orëshe në çerdhe fillon nga ora 6:30 deri në orën 8:30.

Greva në Universitete greva fillon në orën 8 deri në orën 10:00.

Greva në shkollat e Kosovës mbahet në dy orët e para në të dy ndërrimet.

“Greva dy orëshe në arsim është alarmi i fundit dhe kushdo që punon për të zhgënjyer punëtorët e arsimit, shëndetësisë dhe të policisë së Kosovës duhet ta dijë se do të përballet me reagimet shumë më radikale sindikale”, përfundon njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat