Gjuriq thotë se opozita në Serbi po hesht për Reçakun dhe Todosijeviqin

Aktuale

Gjuriq thotë se opozita në Serbi po hesht për Reçakun dhe Todosijeviqin

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 14:24
Marko Gjuriq

Nënkryetari i SNS-së, Marko Gjuriq njëherit drejtor i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën ka kritikuar opozitën në Serbi për siç ka thënë ai se “heshtjen e sinkronizuar” për Reçakun dhe Ivan Todosijeviqin.

Sipas tij,” kjo edhe një herë konfirmon se ata nuk janë një alternativë për qeverinë aktuale, por një opozitë për Serbinë”.

Gjuriq thotë se “heshtja ndaj fushatës brutale të Prishtinës që synon të portretizojë veprimin anti-terror në Reçak si gjenocid të Serbisë kundër shqiptarëve, si dhe dënimin e Ivan Todosijeviqit, i cili u dënua me dy vjet burgim për ngritjen e zërit të tij kundër tregimit të së vërtetës dhe shtrembërimit të fakteve historike , nuk është për t’u habitur”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat