Lajmërohet Dardan Gashi, ka një porosi për Kurtin e Mustafën

Aktuale

Lajmërohet Dardan Gashi, ka një porosi për Kurtin e Mustafën

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 14:39
Dardan Gashi

Pa qenë pjesë e asnjë subjekti politik në Kosovë, Dardan Gashi, në Qeverinë Haradinaj, u bë zv. Kryeministër e Ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Krejt kjo, erdhi si shpërblim për angazhimin në formimin e asaj Qeverie, të udhëhequr nga koalicioni PAN (PDK-AAK-NISMA).

Madje, Gashi, rol të madh kishte luajtur edhe në Qeverinë para kësaj, atë në mes të PDK-së e LDK-së.

E tani, në prag të formimit të Qeverisë së re, kur duket se kanë ngecur bisedimet në mes Vetëvendosjes së Albin Kurtit dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës së Isa Mustafës, Dardan Gashi, nuk është aty për të dhënë ndihmën sikur më parë.

Megjithatë, në një prononcim Gashi ka paralajmëruar diçka.

“Po, unë po ju them nëse dikush rrinë, tjerët punojnë, tash këta duhet me pas parasysh që ne të gjithë që kemi mbetë si të them jashtë negociatave për ndërtimin e Qeverisë, nuk jemi njerëz që rrijmë kështu që duhet me pas parasysh edhe këtë pjesë”, ka thënë Gashi.

Gashi, tani pjesë e NISMA-s Socialdemokrate, paralajmëron që derisa VV e LDK nuk po mundet të bëjnë koalicion të tjerët ia kanë filluar punës.

“Këta duhet me pas një kujdes tjetër që nëse këta nuk e rregullojnë koalicionin dikush tjetër e rregullon koalicion tjetër sepse nëse ofrohet deadline, ofrohen datat, konstituimi i Kuvendit është me 24 pastaj fillon me ecë ora, dhe Presidenti siç e dini ka mundësi sepse formulimi është i tillë që edhe nëse i pari nuk mundet me formu Qeverinë oferta është në diskrecion të Presidentit me i dhanë ofertë të dytit. Është në diskrecion të Presidentit, i cili mundet me i dhanë mandatin edhe dikujt tjetër ose të shkohet në zgjedhje. Por para se me shku në zgjedhje është obiligim i Presidentit me tentu me kriju Qeveri në bazë të rezultatit zgjedhor. Andaj këta duhet me pas kujdes”, ka thënë Gashi.

Madje, Gashi për inFokus edhe ka përsëritur edhe njëherë që NISMA është e gatshme t’i jap ndihmën LDK-së.

“Duhet me pas parasysh që momentalisht ne kemi rol të opozitës dhe nuk kemi interes ose si të them obligim me i ndihmu ndërtimin e Qeverisë, neve në njëfarë mënyre ose tjetër kemi thënë që nëse LDK-ja kërkon ndihmën e NISMA-s në ndonjë situatë mund ta ketë, mirëpo këta mendoj që duhet të vetëdijesohen se ka alternativa edhe për ta edhe se janari mundet me na gjetë me ndonjë formulë tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat