Sindikata e Policisë kundërshton pezullimin e Ligjit të Pagave

Aktuale

Sindikata e Policisë kundërshton pezullimin e Ligjit të Pagave

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 16:00
Ilustrim

Sindikata e Policisë së Kosovës, është shprehur e pakënaqur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Ligjit të Pagave.

Nënkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli, ka folur lidhur me pezullimin e Ligjit të Pagave nga Gjykata Kushtetuese.

Tasholli tha se kjo sindikatë është e pakënaqur me këtë vendim të kësaj gjykate.

”Jemi të pakënaqur. Për dy vite ne kemi punuar në këtë ligj së bashku me Qeverinë, menaxhmentin e policisë,Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ne nuk e kemi pritur mirë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ne i kemi bërë thirrje Gjykatës që mos ta merr vendimin, ta shikoj ligjin”,  tha Tasholli për Klan Kosova.

Ai u shpreh se nesër Sindikata e Policisë do të mbajë Këshillin Drejtues, ku në bashkëpunim me dy sindikatat e tjera atë të shëndetësisë dhe arsimit do të vendosin për hapat e mëtutjeshme.

“Ne nesër e kemi takimin e Këshillit dhe do të vendosim për hapat e mëtutjeshëm. Do të kemi takime edhe me Sindikatën e Shëndetësisë dhe asaj të Arsimit”, shtoi Tasholli.

Sindikata e Policisë prej kohësh ka kërkuar zbatimin e këtij ligji, duke kundërshtuar anulimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat