Deputetja e Kosovës, i drejtohet Ramës: Bojkoto takimin me Vuçiq, ai e nënçmoi masakrën e Reçakut

Aktuale

Deputetja e Kosovës, i drejtohet Ramës: Bojkoto takimin me Vuçiq, ai e nënçmoi masakrën e Reçakut

Nga: V.R Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 16:47
Edi Rama

Deputetja e rizgjedhur edhe për një mandatë të ardhshëm qeveritar, Albenita Reshitaj, nëpërmjet një postimi publik, i është drejtuar kryeministrit të Shqipërisë që të anuloj takimin me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, pasi që ky i fundit nënçmoi masakrën e Reçakut duke thënë se ishte inskenim.

Letra e plotë e deputetës Reshitaj:

Kërkesë publike, Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama!

Duke kujtuar se 20 vite më parë, nën petkun e flamurit Shqiptar, pikërisht nën petkun e flamurit që ju përfaqësoni si Kryeministër i shtetit Shqiptar, u varrosën shumë fëmijë, pleqë, gra e burra të pafajshëm, pas masakrës që cilësohet si njëra ndër ngjarjet më të tmerrshme që ka ndodhur në Ballkan.

Para një jave, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq bëri një deklaratë skandaloze, ku mohoi masakrën e Reçakut, madje duke e konsideruar shpikje ?!

Pikë së pari, si një bashkëkombase e Juaja, por edhe si një Deputete e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, kërkoj nga Ju, që së paku në bazë të përgjegjësisë morale, të anuloni takimin Tuaj të paraparë për 21 Dhjetor në Durrës, me njeriun që në vend se të kërkoj falje, ai vazhdon t’i mohoi krimet e pushtetit të atëhershëm serb, pjesë e të cilit ishte edhe vet si ministër.

I nderuar Kryeministër i Shqipërisë, Ju nuk duhet të uleni e të flisni sërish me të, deri sa ai të reflektoi për deklaratën e dhënë. Kjo nuk është fyerje vetëm për familjarët e viktimave, apo vetëm për shtetin e Kosovës, por është fyerje e rëndë ndaj të gjithë shqiptarëve !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat