Pas përplasjes Buzhala Koci për burgun e UÇK-së në Likoc, reagon familja Imeri, ja çfarë kërkojnë

Aktuale

Pas përplasjes Buzhala Koci për burgun e UÇK-së në Likoc, reagon familja Imeri, ja çfarë kërkojnë

Nga: N.Sh Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 19:16
Ilustrim

Pas debatit të ashpër që u zhvillua në mes të Berat Buzhalës dhe Gani Kocit ka reaguar familja e Haki Imerit.

Familja Imeri përmes një shkrimi publik në Facebook, thonë se ky debat me kujtime të dhimbshme të luftës nxori në pah një realitet të panjohur.

Familja Imeri pas kësaj thotë se, për këto që debatuan dy protagonistët në fjale duhet të adresohen në Hagë.

Ata thonë se duhet të fillojnë hetimet dhe të ftohen viktimat e këtij kampi.

Familja Imeri thotë se shënimet e Gani Kocit dhe dëshmia e Berat Buzhalës i cili ishte në atë burg duhet që të adresohen në Gjykatën Speciale.

Shkrimi i plotë:

Debati me kujtime te dhimbshme, lufte ne mes te Gani Koci dhe Berat Buzhales po nxjerr ne pah nje realitet jo qe eshte i panjohur por nuk ishte i shfaqur ne kete shkalle gjer me sot.Duhet falenderuar Gani Kocin qe me zemer Luani hap kete dosje te luftes dhe duhet falenderuar , Berat Buzhala dhe babai i tij qe kane qene peng i "burrerise" gjer me tani duke provuar ta harrrojne nje te kaluar te dhimbshme lufte te cilen e kane perjetuar padyshim rende.

Ky debat shume faktografik duhet te adresohet ne ZPS ne HAGE. Do te duhej qe patjeter te ftohshin edhe viktimat dhe "rojet" e kampit te perqendrimit. Ai qe e ka arrestuar babain e zotit Buzhala duhet te jete pjese e hetimeve dhe te sqaroje prokurorit special per kete rast , kush ishin urdherdhenesit dhe kush ishin operativistet dhe me çfare motivi eshte mbajt zoti Buzhala ne kampin e Likocit.

Rezistenca e familjes Buzhala qe te mos trajohet kjo teme ka qene dhe eshte nje mister ne vete edhe pse keto dhe personazhe te tjera kane fol ne lidhje me kete teme herepashere, por nuk e kane adresuar aty ku duhet.

Kjo ngjarje lufte eshte "trajtuar" ne parlamentin e Kosoves por askush nuk mori masa ndaj fjalimeve te deputetve qe u ben publikisht per krime lufte krime ndaj shqipatereve! Nje shtet qe synon liri, barazi dhe integrim euroatlantik do duhej te trajotonte urgjentisht nje debat te kasaj natyre qe ishte zhvilluar ne parlamentin e Kosoves vite me pare.

Dy debatuesit qe njeri eshte viktime e tjetri persekutor duhet per hir te se vertetes dhe drejtesise ti adresojne vullnetarisht keto ngjarje te dhimbshme ne Dhomat e Specializuara.

Plaget nuk mbyllen duke kercenuar "roja" viktimen drejtesia nuk vjen ne kete forme . .Qe Kosova te behet shtet i mirefillte dhe i sigurte, per gjeneratat e ardhshme, te gjitha plaget , krimet e luftes dhe te pasluftes duhet ta kene nje epilog te qarte.

Personazhet e luftes nuk admirohen per durimin dhe neglizhencen e tyre per te mosbashkpunuar me organet e drejtesise per krime te llahtareshme te bera me motive politike ndaj rivaleve politik .

Kjo nuk eshte storje qe permbyll plagen dhe sjell drejtesi nese realisht nuk adresohen keto; shenimet e luftes te Gani Kocit ne Gjykaten Speciale dhe deshmite e Berat Buzhales mbase paska qene aty pari.Drejtesi duhet kerkuar gjithemone per viktimat ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat