Detaje nga takimi Kurti e Mustafa, si u shtynë liderët për zgjedhjen e ministrive

Aktuale

Detaje nga takimi Kurti e Mustafa, si u shtynë liderët për zgjedhjen e ministrive

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 21:05
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Isa Mustafa dhe Albin Kurti ishin përplasur se kush duhet të zgjedhë i pari për ndarjen e posteve ministrore në qeverinë e re.

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë”, tha se kishin pasur vështirësi në fillimin e këtyre bisedimeve me Isa Mustafën, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Unë ja kam ofruar Kryetarit të LDK-së Mustafa nëse duam t’i zgjedhim nga një ministri a dy dhe ai tha një. Pastaj i thash unë mendoj se si kryeministër duhet me zgjedh unë i parë, jo më tha që unë duhet me zgjedh unë i pari…”, tregon Kurti.

Ai komentoi edhe kërkesat e LDK-së për arritjen e marrëveshjes së koalicionit.

“Unë nuk mund të të jap në tavolinë më shumë se që të ka dhënë populli”

Sa i përket ndarjes së ministrive, Kurti tha se janë në diskutim të  vazhdueshëm.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, partia e parë ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Këto dy parti tash disa javë janë në bisedime për harmonizim të programit.

Megjithëse ka pasur takime në mes liderëve deri më tani nuk është arritur marrëveshje për koalicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat