Ja skenari nëse nuk kemi koalicion qeverisës, LDK-ja në pozitë të mirë, VV-ja në opozitë të gjatë!

Aktuale

Ja skenari nëse nuk kemi koalicion qeverisës, LDK-ja në pozitë të mirë, VV-ja në opozitë të gjatë!

Nga: N.Sh Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 21:48
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Opinionisti dhe njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Dardan Islami ka dhënë një skenar nëse nuk arrihet koalicioni LVV-LDK.

Islami përmes një postimi në Facebook, thotë se nëse nuk arrihet ky koalicion LVV-ja pritet të mbetet në opozitë për shumë kohë.

Ai shton se, LDK-ja është në pozitën më të mirë të mundshme dhe mundet që t’i fitoj zgjedhjet, kurse VV-ja do të dal prej loje.

Ky është reagimi i Islamit:

Sa eshte i pjekun Albini politikisht do ta shohim sonte, a po din me lujt politik apo po mbetet popullist? Nese e pranon pazarin e LDK shpeton, ndryshe rrezikon me met ne opozite edhe gjate! Presidenti mas dy vjete shnosh kofshim, pra edhe nje marveshje gjentellmenesh me Ramushin, pa te cilin nuk mund ta kete nje qeveri stabile me shumic te votave, dicka qe nuk kemi pase moti! VV e ka fut vetveten ne kete qorrsokak, gjersa LDK eshte ne poziten me te mire te mundshme, me shku ne zgjedhje i bohen tub edhe e mujn VV-ne, duke e qite perkosisht prej loje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat