Çerdhet publike në grevë, fëmijët mbesin para dere në temperatura të ulëta

Aktuale

Çerdhet publike në grevë, fëmijët mbesin para dere në temperatura të ulëta

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 08:51
Çerdhet publike në grevë

Në të gjitha institucionet arsimore publike të Kosovës ka nisur greva dy orëshe në shenjë pakënaqësie me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pezulloi Ligjin e ri të Pagave deri në fund të muajit mars.

Për këtë arsyje një numër i madh i fëmijëve në njërën nga çerdhet publike janë duke pritur jasht objektit në temperatura të ftofta.

Prindërit e tyre për mediat vendore kanë thënë se ata ishin të detyruar të sjellin fëmijët në çerdhe për shkak të punës.

Image

Megjithatë ata janë të detyruar tani të presin para derës së çerdhës derisa të përfundoi greva.

Edhe pse kjo do ju shkaktojë vonesa në vendin e punës.

Image

Por më të viktimizuara në këtë mes janë të vegjëlit që çdo ditë qëndrojnë në çerdhe.

Kujtojmë që për shkak të pezullimit të Ligjit të Pagave deri më 30 mars 2020, edhe  sektori i shëndetësisë është në grevë, derisa përkrahje i kanë dhënë edhe Sindikata e Policisë dhe ajo e Shërbimit Korrektues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat