Abdixhiku: Sot, të dashtun mjekë, greva kaloi kufirin

Aktuale

Abdixhiku: Sot, të dashtun mjekë, greva kaloi kufirin

Nga: M.H Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 11:16
Lumir Abdixhiku

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar përmes një postimi në Facebok, për grevën në sektorin e shëndetësisë, si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Kushtetueses për Ligjin për Paga.

Abdixhiku, u shpreh që familjarët janë kthyer sot nga spitalet duke mos u pranuar për arsyjen e grevës e që po shkon në dëm të qytetarëve sepse ka një kufi edhe greva.

Kam kaluar nëpër koridoret e tilla, shkruan më tutje Abdixhiku, mirëpo që adresën e mllefit e keni gabim përfundon me ftohëtësi, deputeti.

Postimi i plotë

Hallegjinjë me sëmundje kanceri, refuzohen për kimioterapi. Në ftohtësinë më të madhe njerëzore, kthehen mbrapshtë si mall. Arsye u thonë është greva. Ec e shpjegoja dikujt që përballet me jetë arsyet e tua për grevë.

Në asnjë vend normal greva nuk prekë rastet e jetës. Sepse greva s’mund të mundë njerëzoren. Është megjithatë një kufi. Sot, të dashtun mjekë, kaluat këtë kufi.

Keni çdo të drejtë të mbani inat; keni të drejtë të protestoni. Ju kanë mashtruar. Kanë luajtur me dinjitetin tuaj për një vit rresht. Ju kanë dhënë një ligj të padrejtë, të rrëzueshëm - e tash, mu atëherë kur u duhet destabilitet, ju përdorin si mjet. Por adresën e mllefit e keni gabim. Më së paku në këtë adresë i gjeni pacientët me kancer; të cilët juve ju shohin si heronj të fundit, e ato barna që i presin me javë rend si shpresë për më shumë jetë. E di këtë punë vet. Kam kaluar nëpër koridoret e tilla me familjarë më shpesh se ç’mund të kisha imagjinuar ndonjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat