Kush e nxiti grevën në arsimin e Kosovës? Flet profesori

Aktuale

Kush e nxiti grevën në arsimin e Kosovës? Flet profesori

Nga: D.B Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 12:32
Ilustrim

Profesori Milazim Maraj, në një postim në Facebook, ka shkruar se grevën 30 ditëshe e nxiti dikur Qeveria e kaluar, kurse grevën tani dy orëshe e vazhdoj avokati i popullit. Sipas tij, të paren grevë e ndërpreu Kryetari i Kuvendit, kurse këtë të dytën ndoshta Presidenti.

Profesor Maraj ka thënë se, në krye të institucioneve dhe shoqatave duhet të vendosën njerëz që kanë diapazon, dhe bëjnë propozime të mençura në favor të qytetarëve, që kanë ndjenjë njerëzore dhe kombëtare, dhe që japin nga vetja për të tjerët.

Ja postimi i plotë:

“Grevë në Arsimin e Kosovës! Grevën 30 ditësh e nxiti Qeveria e kaluar Grevën tani dy orë Avokati i popullit. Të paren e ndërpreu Kryetari i Kuvendit këtë të dytën ndoshta Presidenti? Shoqata famëkeqe SBASHK, filloj misionin e saj shkatërrues të ardhmërisë së vendit. Filloj me grevë dy orësh. Kjo shoqatë që tani është shndërruar në një prodhues të efekteve negative më ndikim masiv dhe progresiv në ardhmërinë e Kosovës. SBASHK-u duket që ka marrë ka detyrë dëmtimin e vazhdueshëm të cilësisë edhe kështu të ulët të arsimit të Kosovës. Kjo shoqatë famëkeqe organizon greva më ndërprerje mësimi më qellim të çrregullimit të procesit të mësimit tani në prag të përfundimit të gjysmë vjetorit të parë të këtij viti shkollor, pastaj kjo shoqatë kërcënon më grevë të përgjithshme pa afat të caktuar në sektorin e arsimit. Tani u vu kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese që për tre muaj të pezullohet çështja e ligjit për paga bazuar në kërkesën e avokatit të popullit. Avokati i popullit kërkesën për pezullimin e ligjit për paga të mësimdhënësve e dërgon në Gjykatën Kushtetuese brenda jave, ndërsa ankesën kundër Ligjit për zyrtaret publik e dërgon dy muaj më vonë. A nuk pati mundësi që vendimi për pezullim të merret pas konsolidimit të institucioneve të vendit. Ky veprim prodhon pyetjen; a ka integritet të mjaftueshëm Avokati i Popullit në Kosovë apo edhe ky është institucion i kapur? Tani kur ende nuk është konstituuar Kuvendi dhe nuk është formuar Qeveria, nuk ka buxhet të aprovuar, GJK merr vendimin për pezullim kurse SBASHK vendimin për Grevë. SBASHK-u fton mësimdhënësit për grevë më ndërprerje mësimi. Kush po pëson në këtë mes? Kjo nuk është sakrificë e SBASHK-ut, nuk është sakrificë e Qeverisë së kaluar dhe as e kësaj në ardhje, Avokatit të popullit apo Gjykatës Kushtetuese. Veprimi i SBASHK-ut sakrifikon më të pafajshmit, fëmijët, nxënësit, studentet dhe prindërit që farë nuk kanë të bëjnë me pazaret e SBASHK-ut më partitë e ndryshme politike dhe institucione e individ të pa kujdesshëm, apo dashakeq e të korruptuar. Më këtë grevë pësojnë taksapaguesit që paguajnë, SBASHK-un, Avokatin e popullit, Qeverinë e Kosovës, deputetet që nuk ditën të nxjerrin ligjin për greva, por tani luhet më ardhmërinë e një populli nga persona të papërgjegjshëm dhe qëllimkëqij. Kryetari i SBASHK-ut e quan shokues vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kurse nuk e quan shokuese grevën më ndërprerje të mësimit, destabilizimin e procesit mësimor, destabilizimit të familjeve që i kanë fëmijët në çerdhe, humbjen e afatit të provimeve të studentëve vrasjen e shpresës së kësaj gjenerate për ardhmërinë e ndritur të tyre në Kosovën e Lirë dhe të Pavarur. Ta bëjmë një krahasim kur prindërit hapni shtëpitë e tyre për të mbajtur gjallë arsimin tonë ata merrnin rrezikun për vetën dhe familjet e tyre; kishin shpresë që kur ta bëjmë shtetin tonë do të jetë mirë. Atëherë pengonte Serbia, kurse pas lufte pengon SBASHK-u, korrupsioni dhe krimi i organizuar. Kjo shoqatë qëllimkeqe nuk kënaqet më raportin e Testit Pisa, që paraqet gjendjen shumë të mjerë të arsimit tonë, por vazhdon më programet e veta degraduese drejt shkatërrimit përfundimtarë të ardhmërisë tonë. Sot fëmijët dhe nxënësit presin jashtë në oborrin e çerdheve dhe të shkollave në temperatura të ulëta, prindërit janë vonuar për punë, çdo kund ka çrregullime në procesin e mësimit dhe të punës. Grevë me ndërprerje mësimi ka organizuar SBASHK-u!!?. Janë të pa kënaqur më vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kjo është arsyeja!!?. Këta janë njerëz në piramidat e Kosovës që prodhojnë disfata dhe ushqejnë bindjen së Kosova nuk ka të ardhme dhe se nga ky vend duhet ikur sa më shpejt. Në krye të institucioneve dhe shoqatave duhet të vendosën njerëz që kanë diapazon dhe bëjnë propozime të mençura në favor të qytetarëve, që kanë ndjenjë njerëzore dhe kombëtare, dhe që japin nga vetja për të tjerët. SBASHK- në këtë përbërje njeh vetëm paranë. Ajo nuk u mor fare më testin dhe nivelin e ulët të Arsimit të Kosovës. Vazhdon destabilizimin e Kosovës dhe krekosen së nuk ndjehen aspak fajtor. Çka nëse ngritën një ditë prindërit dhe të i ndalin nxënësit nga shkolla më kërkesën e ndërrimit të mësuesve të dobët dhe SBASHK-ut të rrezikshëm për ardhmërinë e fëmijëve të tyre?!” ka shkruar profesor Milazim Maraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat