Kurti: Si Qeveri nuk mund t’i dalim përballë vendimit të Kushtetueses

Aktuale

Kurti: Si Qeveri nuk mund t’i dalim përballë vendimit të Kushtetueses

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 12:36
Gjykata Kushtetuese

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka komentuar vendimin për pezullimit e Ligjit për Paga nga Gjykata Kushtetuese.

Teksa tha se i vjen keq për grevat e sotme që po mbahen në arsim dhe shëndetësi, por si kryeministër i ardhshëm nuk mund t’i dalë përballë vendimit të Gjykatës Kushtetuese.     

Lideri i VV-së theksoi se janë në pritje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të gjitha kërkesat e kësaj gjykate do të adresohen në qeverinë e ardhshme.

Kurti: Ne as si deputet sot, as si qeveri nesër nuk mund t’i dalim përballë vendimit të Gjykatës

“Më vjen shumë keq që ndodhemi në këtë situatë. Ligji i ri për pagat pati lënë njerëz të pakënaqur, mirëpo tash edhe ata të cilët u patën gëzuar u bënë të pakënaqur. Veç se ne as si deputet sot, as si Qeveri nesër nuk mund t’i dalim përballë vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Jemi në pritje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, me ç’rast të gjitha ato që do të thuhen aty do t’i adresojmë”, tha Kurti.

Kandidati për kryeministër theksoi se vendi ka nevojë për një projektligj të ri të pagave dhe pa pabarazitë e mbetura janë të papranueshme e që duhet të adresohen më një projektligj të ri.

Kurti: Kemi nevojë për një projektligj të ri të pagave

“Unë besoj që kemi nevojë për një projektligj të ri që plotëson dhe ndryshon këtë aktualin në mënyrë që pabarazitë e ngelura të eliminohen. Mos të harrojmë që edhe më këtë ligjin e ri të pagave, ta zëmë, shoferi i kryeparlamentarit e ka pagën më të lartë se një drejtor I shkollës. Andaj, pa pabarazitë e ngelura janë të papranueshme  dhe duhet të adresohen më një projektligj të ri për pagat, të plotësohet dhe ndryshohet ky aktuali edhe do të merren parasysh ato që do t’i thotë Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin përkatës”, tha Kurti.

Ndryshe, dje Gjykata Kushtetuese ka pezulluar Ligjin për pagat në sektorin publik deri më 30 mars të vitit 2020. Avokati I popullit pas marrjes së 35 ankesave nga subjektet të ndryshme të sindikatave në vend, javën që shkoi kishte bërë një parashtresë në Kushtetuese për interpretimin e Ligjit të pagave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat