Koalicioni VV-LDK, analisti politik jep parashikimin, ky duhet të jetë presidenti i Kosovës

Aktuale

Koalicioni VV-LDK, analisti politik jep parashikimin, ky duhet të jetë presidenti i Kosovës

Nga: N.H Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 15:26
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Analisti politik, Blerim Vela, në një postim në rrjetin social në Facebook, ka thënë se partia e Isa Mustafës duhet ta ketë të qartë se frika nga ‘kapja e institucioneve’ nga LVV-ja nuk luftohet me ‘kapjen’ e institucionit të Presidencës.

Në shkrimin e tij ai tregon se si duhet te jetë presidenti i ardhshëm i Kosovës.

Sipas Velës, presidenti i ardhshëm do të duhej të ishte garantues i veprimit demokratik të qeverisë - të ketë guximin që të kërkoj korrigjimin e veprimeve jodemokratike të saj.

Analisti mes tjerash deklaron se Presidenti i ardhshëm nuk duhet të jetë aktori kryesor i politikbërjes në vend.

Ja shkrimi i tij:

Presidenti politik gjenerator i krizave politike

Pervojat nga vendet e rajonit ne dekadat e fundit, duke perfshire edhe Kosoven, tregojne qe zgjedhja e personave kyc te partive politike si President te vendit ka qene burim i vazhdueshem i konfrontimit politik dhe krizave kushtetuese.

Kete mesim duhet ta kene parasysh LVV dhe LDK kur te trajtojne ceshtjen e zgjedhjes se Presidentit te ri. Parimet mbi te cilat do te behet perzgjedhja e kandidatit/es duhet te jene pjese e marreveshjes per bashkeqeverisje. Kjo do te ishte shenje e mirebesimit mes partnereve te ardhshem si dhe do te mund te parandalonte skenarin e bojkotit te opozites qe do te conte ne renien e qeverise ne tremujorin e pare te 2021.

LDK duhet ta kete te qarte se frika nga ‘kapja e institucioneve’ nga LVV nuk luftohet me ‘kapjen’ e institucionit te Presidences. Po ashtu LVV nuk mund ta neglizhoj temen e zgjidhjes se Presidentit te ri - qe duhet te ndodh brenda me pak se 18 muaj.

Presidenti i ardhshem do te duhej te ishte garantues i veprimit demokratik te qeverise - te kete guximin qe te kerkoj korrigjimin e veprimeve jodemokratike te saj. Presidenti i ardhshem nuk duhet te jete aktori kryesor i politikberjes ne vend, duke u imponuar mbi Kuvendin dhe qeverine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat