Haradinaj nderon veprën madhështore të Mujë Krasniqit

Aktuale

Haradinaj nderon veprën madhështore të Mujë Krasniqit

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 15:29
Haradinaj nderon veprën madhështore të Mujë Krasniqit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka vendosur kurora lulesh pranë shtatores së heroit Mujë Krasniqi, ku ka thënë se ka nderuar veprën madhështore të Komandant Kapuçit dhe 40 bashkëluftetarëve të tij.

“Në vigjilje të 21 vjetorit të përjetësisë, duke u përulur para shtatores së Heroit Mujë Krasniqi, nderova jetën dhe veprën madhështore të Komandant Kapuçit dhe 40 bashkëluftetarëve të tij. Në kërkim të lirisë, ata ranë te kufiri që sot nuk ekziston. Ranë për ditët që i jetojmë sot”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat