Deputeti i LDK-së akuzon Thaçin: Fyeu qytetarët burri i Brojës, ik se t’ka dal boja!

Aktuale

Deputeti i LDK-së akuzon Thaçin: Fyeu qytetarët burri i Brojës, ik se t’ka dal boja!

Nga: N.Sh Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 15:36
Hashim Thaçi

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin i cili e shtyu seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Avdyli përmes një postimi në Facebook, thotë se Thaçi i fyeu qytetarët e Kosovës dhe jo vetëm ata të besimit katolik.

Sipas deputetit të LDK-së, Thaçit i duhen këshilltarë për t’i treguar datat dhe emrat e festave fetare, pasi nuk është hera e parë që ai gabon.

Postimi i plotë:

Presidenti e paska shtyrë konstituimin e Kuvendit nga data 24 ne 26 dhjetor, për shkak se me 24 dhjetor eshte festa e Krishtlindjes e ,ai nuk paska ditë. Kjo për mua mbetet një lloj i fyerjes i qytetarëve të Kosovës, jo vetëm të atyre të besimit katolik. Këtij burrit Brojës i duhet një këshilltarë për ti treguar datat e emrat e festave fetare sepse nuk është hera parë që ky gabon. E këshilla kryesore për të do ishte ik prej aty se moti të ka dalë koha e boja, se sje për atë vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat