Përfundon takimi Kurti-Mustafa – ja për çka janë marrë vesh

Aktuale

Përfundon takimi Kurti-Mustafa – ja për çka janë marrë vesh

Nga: Bota Sot Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 16:01

(E plotësuar) - Pas mbledhjes së dy liderëve, të VV-së e LDK-së, kanë folur para mediave Glauk Konjufca dhe Avdullah Hoti derisa të dy këta thanë para mediave se janë dakorduar në mbledhjen e sotme që të vazhdojnë takimet.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti tha se me VV-në kanë vendosur një standar të ri të komunikimit të ndërsjelltë, duke i informuar me detaje për marrëveshjen.

“Ju keni parë prej 6 teorit kemi vendosur një standart të ri të komunikimit të ndërsjelltë mes dy subjekteve po edhe me qytetarët duke i informuar m me detale, kemi pas një takim të gjatë po mjaft konstruktiv për të shkëmby të gjitha pozicionet tona për marrëveshje. Jemi dakordu që të vazhdojmë takimet në baza ditore.

Takim të rëndësishëm e konsideroi atë mes Mustafës e Kurtit edhe Glauk Konjufca i VV-së.

“Pajtohem që ishte një takim shumë I rëndësishëm në përpjekje për të gjetur marrëvshej dhe pikërisht se I kemi shtru të gjitha opsionet e mundshme dhe janë diskutuar plotë mënyra të zgjithsje, ndaj që kemi pa avancim, u pajtuam që takimet tona të jenë më të shpeshta, në të ardhmen dhe pikërisht për këtë arsye nesër sërisht do të takohemi që të vazhdojmë ku e lamë sonte, me të cilat përfundam takimin”, tha ai, derisa shtoi se do të ketë takim edhe nesër.

“Për takimin e nesër, ku takim nuk do të ndiodhet nëse pozicionet tona nuk do të afroheshin, ka një dakordim në mes të dy palëve që marrëveshja të arrihet, mund të ju them që jemi të paknaqur me ndrërrimin e kësaj date, për arsye se presidenti nuk ka dhënë asnjë arsye me kë ka biseduar. Ne kemi dyshimet tona qysh është ndërru kjo datë, kishet me qenë mirë cilat janë ato parti që mos me qenë data 24 po 26, pavarëisht kësaj data 26 është edhe dy javë ditë ne deri atë dditë do të merremi vesh”, shton ai.

Konjufca megjithatë nuk e ka sqaruar se cfarë marrëveshje kanë arritur për pozitën e presidentit.

“Ne kemi fol për shumë pika sot, mirëpo, nuk mund të përgjigjem në pyetjen e juaj drejtpërdrejtë, për sakohë që takimi i nesërm do të sqarojë shumë piak të tjera”, tha ai.

***

Ka përfunduar takimi ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

As sonte të dy partitë nuk janë marrë vesh për bashkëqeverisje.

Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë marrë vesh që takimet t’i vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Lajmi i fundit: Arrihet marrëveshja e shumëpritur Kurti-Mustafa, flasin pas takimit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në takimin e sotëm kanë arritur të finalizojnë marrëveshjen e shumëpritur.

Sipas, burimeve të gazetës “Bota sot” brenda takimit, kjo marrëveshje tashmë pritet të zyrtarizohet nga Mustafa dhe Kurti.

Referuar këtyre burimeve, LDK-ja dhe VV-ja, ka arritur marrëveshja që Ministria e Financave, Ministria e Jashtme, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe ajo e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërkaq, ministrit që do t`i drejtoj Lidhja Demokratike e Kosovës janë Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

***

Para pak minutash ka nisur takimi i radhës në mes të Albin Kurtit, kreut të VV-së, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, si përpjekje për arritje të koalicionit qeverisës.

Ndryshe, Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë bërë të ditur se do t’i intensifikojnë takimet si përpjekje për arritje të koalicionit qeverisës, tash kur kanë mbetur edhe dy javë deri në seancën konstituive.

Kurti dhe Mustafa u takuan dy ditë më parë, pas një pauze një javore, derisa, e vetmja çështje për të cilën u morën vesh nuk ishte ajo e koalicionit, por, që dy liderët do të vazhdojnë të shihen që të merren vesh për cështjet që ju kanë mbetur, që të qeverisin bashkë.

***

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur shkurtimisht para gazetarëve derisa hyri në Kuvend të Kosoëvs, aty ku për pak minuta do të takohet me të parin e VV-së, Albin Kurti, si përpjekje për arritje të marrëveshjes për koalicion.

Mustafa tha shkurtimisht se do të takohen me Kurtin, por, që nuk tha se mund të garantojnë se ku do të arrihet.

“Do të bisedojmë ku arrijmë nuk mund të ju garantojmë”, deklaroi shkurtimisht Mustafa.

Kreu i LDK-së në takim ka shkuar me nënkryetaren e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat