Milaim Zeka: Është arritur marrëveshja VV-LDK, ky do të jetë Ministri i Brendshëm nga LDK

Aktuale

Milaim Zeka: Është arritur marrëveshja VV-LDK, ky do të jetë Ministri i Brendshëm nga LDK

Nga: N.H Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 17:25
Milaim Zeka

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se është arritur marrëveshja mes VV-së dhe LDK-së për bashkëqeverisje.

Ai gjithashtu konfirmon se edhe Ministri i Punëve të Brendshme do jetë nga LDK-ja, dhe ka zbuluar se bëhet fjalë për Nehat Idrizn nga Gjilani.

Ndërsa, tjerash ai shprehet se e rëndësishme është që do te kemi një qeveri, përcjell “Bota sot”.

“Është arritur marrëveshja VV-LDK Edhe Ministri i Punëve te Brendshme do jetë nga LDK-ja. Edhe Ministri i Punëve të Brendshme do jetë nga LDK-ja, me gjasë Nehat Idrizi nga Gjilani. Pak ka rendësi kjo. E rëndësishme është që do të kemi një qeveri...”, shkruan Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat