Ky është deputeti i vetëm i cili ende nuk është regjistruar

Aktuale

Ky është deputeti i vetëm i cili ende nuk është regjistruar

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 17:26
Kuvendi i Kosovës

Në hollin e Kuvendit të Kosovës shumica e deputetëve të rinj janë regjistruar, në përjashtim të njërit.

Mësohet se njeriu që akoma nuk ka marrë mundin të shkojë në Kuvend për t’u regjistruar si deputet, është Rasim Demiri, deputet boshnjak.

Demiri nuk ka dhënë ndonjë arsyetim pse ka mbetur i vetmi pa u regjistruar në Kuvend, mirëpo zyra për informim e këtij institucioni kanë thënë se kjo gjë do të bëhet ditëve në vazhdim.

Ndërkohë, Kuvendi ka njoftuar se 119 deputetë të tjerë kanë hedhur firmën e tyre në listën e regjistrimin për legjislaturën e re.

Vlen të theksohet se gjatë regjistrimit ndodhi një gjë që nga mediat u konsiderua si mesazh politik, ndërkaq nga aktorët si rastësi. Vjosa Osmani e Albin Kurti u panë duke u regjistruar së bashku.

Ndryshe, Kuvendi pritet ta mbajë seancën e parë konstituive më 26 dhjetor, pas vendimit të presidentit Hashim Thaçi për ta shtyer për dy ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat