Takimi dy orësh Kurti-Mustafa përfundon me ZERO lëvizje!

Aktuale

Takimi dy orësh Kurti-Mustafa përfundon me ZERO lëvizje!

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 19:29
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Është hera e katërt pas zgjedhjeve të 6 tetorit, që lideri i LVV-së Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa, takohen për të diskutuar rreth marrëveshjes për bashkëqeverisje, por akoma nuk kanë arritur pajtueshmeri për të drejtuar qeverinë e re.

Media nga burime të sigurta brenda takimit Kurti-Mustafa, merr vesh se nuk është shenuar asnjë përparim në takimin e sontëm që përfundoj pas dy orësh negociata.

“As në këtë takim nuk ka pasur pajtueshmeri për të arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje. Kryetari Mustafa nuk ka hequr dorë nga kërkesa për ta përfshirë në marrëveshje edhe postin e Presidentit, andaj kjo ka bërë që të mos shënohet ndonjë përparim nga takimi i sotëm. Si rezultati kësaj sitaute, takim tjetër do të zhvillohet nesër”, pohojnë burimet e njëjta që ishin pjesë e takimit.

Se do të ketë takim tjetër, konfirmuna edhe përfaqësuesit e dy partive që janë futur në negociata për bashkëqeverisje tash e dy muaj, Glauk Konjufca nga VV dhe Avdullah Hoti nga LDK.

Konjufca e Hoti para gazetarëve

Me të përfunduar takimi mes Kurtit e Mustafës, i nisur rreth orës 16:00, Konjufca e Hoti u shprehen optimist për arritjen e marrëveshjes duke paralajmëruar takime më të shpeshta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat