Çfarë po ndodh, Albulena Haxhiu: Nuk ka garanci për koalicion!

Aktuale

Çfarë po ndodh, Albulena Haxhiu: Nuk ka garanci për koalicion!

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 09:52

(E plotësuar) - Pas mbledhjes disa orëshe të kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka deklaruar se nuk mund të thotë me garancë se do të ndodhë marrëveshja për koalicionin qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës, meqë ekzistojnë barrikadime nga ana e LDK-së.

Haxhiu ka thënë se janë shumë të interesuar për marrëveshje, por derisa ka barrikadime të tilla si kërkesa për postin e presidentit, nuk mund të ketë koalicion qeverisës. Haxhiu tha se nuk duhet krijuar shpresa te qytetarët duke iu thënë se patjetër do të bëhet koalicioni.

Haxhiu tha se sot në orën 16:00 në Kuvendin e Kosovës e kanë takimin e radhës dhe do të bëjnë përpjekjet maksimale për të arritur marrëveshjen.

Haxhiu: Derisa ka barrikadime nga LDK për postin e presidentit, nuk ka koalicion

“Do të bëjmë përpjekje siç kemi thënë në vazhdimësi për të arritur koalicionin ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së, por padyshim nuk mund të themi me siguri të plotë që kjo do të ndodhë, për faktin se në anën tjetër barrikadime dhe unë mendoj se për sa kohë kemi barrikadime të tilla nga qëndrimet, nuk mund të kemi një koalicion qeverisës. Megjithatë, siç kemi shprehur në vazhdimësi vullnetin dhe angazhimin tonë do të vazhdojmë të bëjmë të njëjtin por nuk mund të them që do të ketë garancë, këtë po e përmend me arsyetimin që sot sapo lexova deklarata që kjo tashmë do të arrihet, besoj që nuk është në rregull që para qytetarëve të krijojmë shpresa që do të bëhet koalicioni”, tha ajo.

Haxhiu tha se i sigurojnë qytetarët që do të angazhohen maksimalisht, por ndërkohë bëjnë ftesë që LDK të heq dorë nga barrikadimet e deritanishme.

Haxhiu: Kërkesa e LDK-së për të pasur presidentin është e padrejtë për Vetëvendosjen

“Kërkesa për të pasur kryetarin e Kuvendit, presidentin, sidomos presidentin, në veçanti presidentin, për Vetëvendosjen është e padrejtë, për shkak se mendojmë që për sa kohë presidenti i ri zgjedhjet në 2021, pa dashur të paragjykojmë se kjo do të mund të ndodh më herët apo jo, unë mendoj që nuk është në rregull të flasim për emra ose kujt do t’i takojë posti i presidentit”, tha ajo.

Haxhiu tha se nuk ka ndonjë emër nga LDK të propozuar për president të vendit.

Ndërkohë për ndarjen e ministrive tha se ende nuk mund të flas se cilat do t’i takojnë Vetëvendosjes dhe cilat LDK-së, në rast se do të arrihet marrëveshja për koalicion qeverisës.

Të dy partitë pritet të takohen sot në Kuvendin e Kosovës, me qëllim të arritjes së marrëveshjes për të qeverisur me vendin.

Sot në orën 16:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës të dy partitë do të zhvillojnë takimin e radhës me qëllim të arritjes së një marrëveshje për të qeverisur bashkë me vendin.

***

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu është deklaruar pas takimit të kryesisë së partisë së LVV-së.

“Por nuk mund të them me garancë se marrëveshja do të ndodhë. Do të bëjmë përpjekje maksimale. Ne jemi shumë të interesuar që ta bëjmë këtë por duhet të lëvizim dhe mos të kemi barrikadime”, është shprehur ajo.

Më tej, Haxhiu foli edhe për takimin e brendshëm ndërmjet dy partive, që u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës.

“Besojë se takimi i mbrëmshëm ka qenë pozitiv dhe domethënës sepse kemi hapur gjitha diskutimet. Po presim që sot të ketë reflektim dhe të bëhet koalicioni. Dje janë shpalosur gjitha çështjet. Ka qenë një debat i sinqertë për shumë gjëra që s’janë thënë më përpara”, ka theksuauar ajo.

Në fund, Haxhiu përmendi se Ministritë do të ndahen 5 me 5, ndërsa 2 minoriteteve.

Konjufca dhe Aliu braktisin mbledhjen e VV-së

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka dalë nga mbledhja e kryesisë së kësaj partie.

Ai nuk pranoi të prononcohet për media rreth detajeve se çka u bisedua, por vetëm tregoi se mbledhja është duke vazhduar.

Konjufca tha se i është dashur të dalë pasi pati obligime të tjera.

Nga mbledhja është parë duke dalë edhe Liburn Aliu, anëtar i VV-së, por ai nuk foli para mediave.

Nis mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes

Albin Kurti ka arritur në selinë e partisë së tij për të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë.

Përveç Vetëvendosjes, edhe partia e Isa Mustafës ka thirrur mbledhje të Kryesisë për në orën 11:00.

Ndryshe, Kurti e Mustafa që pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve kanë zhvilluar takime në vazhdimësi për harmonizimin e programit qeverisës.

Media ka raportuar më herët, duke u thirrur në burimet e veta, se ajo që po e mban peng arritjen e një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për krijimin e qeverisë së re të vendit janë kërkesat e LDK’së, të cilat për VV’në konsiderohen maksimaliste.

Siç ka mësuar media LDK’ja ka mbetur prapa kërkesave që t’i marrë dy poste të larta – atë të presidentit dhe të kryeparlamentarit, si dhe 5 ministri, aq sa edhe Vetëvendosje.

Partia e Albin Kurtit ndërkaq insiston që këto kërkesa janë maksimaliste, dhe se LDK’ja duhet të heqë dorë nga ky qëndrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat